Një aksident i rëndë është shënuar në Hungari, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së një autobusi pasagjerësh.
Të paktën 48 persona të tjerë u pIagosën në aksidentin që ndodhi sot herët në mëngjes në qytetin Szabadbattyan, jo shumë larg nga qyteti Szekesfehervar.
Mes të Iënduarve ka disa persona që janë në rrezik për jetën, raporton AA.
Policia hungareze tha se ka nisur hetime për shkaqet që çuan në përmbysjen e autobusit dhe përpIasjen e autobusit në një urë në autostradë.