5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Aksidentohet eskorta e Sali Berishës

Rekomandime

Disa automjete janë përfshirë në aksident mbrëmjen e së premtes në Kurbin.

Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku tre automjete janë përplasur, mes tyre edhe një automjet i eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Dy persona janë pIagosur lehtë dhe janë dërguar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

- Advertisement -

Mësohet se ka qenë një nga shoqëruesit e ish-kryeministrit me makinën e vet që është goditur nga një makinë me targa Kosove. Për pasojë tre makina kanë goditur njëra-tjetrën nga mbrapa.

Automjeti që shoqëronte ish kryeministrin Berisha nuk është përfshirë në aksident pasi në momentin e përpIasjes ka qenë 5 mjete përpara

Ky i fundit po kthehej nga Kurbini ku kishe zhvilluar foltoren e radhës. Nga aksidenti nuk raportohet për viktima apo të pIagosur./Euronews/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit