Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI-së duke thënë se ai është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në Prishtinë në rrugën drejtimi i Fushë-Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.
Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshikimit të vendit të ngjarjes”, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.