15.7 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Fantastike: Kosova U17 shkruan historinë kualifikohet në fazën tjetër të Evropianit 2022

Rekomandime

Kombëtarja e Kosovës U17 në futboll e drejtuar nga Arsim Abazi ka arritur një rezultat fantastik. Ajo është kualifikuar në raundin tjetër të Kampionatin Evropian 2022.

Në ndeshjen e zhvilluar në Austri, ‘Dardanët’ e fituan ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me rezultat minimal 1:0, por i mjaftushëm për kalim tutje.

- Advertisement -

Golin për Kosovën e ka shënuar Arjol Bllaca në minutën e 59-të. Ndërsa shpresat e Kosovës mbetën edhe pa një futbollist në këtë takim pasi në Alpi Shahini në minutën e 87-të u ndëshkua me karton të kuq.

Kosova fazën e parë kualifikuese e mbylli me dy fitore dhe një humbje, derisa ka fituar ndaj Austrisë 1:0 dhe sot kundër Ishujve Faroe, teksa ka humbur nga Sllovenia 1:0.

Kjo është hera e dytë që grupmosha U17 e Kosovës kalon në “Elite Round”. Hera e parë ka qenë në vitin 2018, ku Kosova kishte përfunduar në vendin e parë në grup me gjashtë pikë, pas dy fitoreve dhe një disfate.

- Advertisement -

Por, në “Elite Round”, përfaqësuesja kosovar nuk ia doli të marr asnjë fitore, duke humbur tri ndeshje për tu eliminuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit