10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Thaçi: Të formohet sa më shpejt Qeveria e re, u konfirmua se vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm një

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të Kosovës.

Thaçi ka kërkuar nga të gjitha partitë politike dhe liderët institucional që të respektohet vendimi i Kushtetuese.

- Advertisement -

Ai ka kërkuar që sa më shpejt të themelohen institucionet e reja të Kosovës, shkruan Reporteri. Thaçi ka thënë se rrethanat në të cilat ndodhet Kosova kërkojnë që sa më parë vendi të ketë një qeveri funksionale e efikase.

Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që të jetë në përputhje me kushtetutën.

Kjo u konfirmua edhe mbrëmë. Duhet që sa më parë të formohet Qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale dhe efikase.

- Advertisement -

U bëj thirrje të gjitha insitucioneve, partive politike të zbatojnë dhe respektojnë vendimet e Kushtetueses. Duhet ta ruajmë rendin Kushtetues, paqen dhe stabilitetin”, u shpreh ndër të tjera Thaçi në një adresim para mediave. /Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit