10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mustafa paralajmëron seancën për votimin e Qeverisë Hoti, nuk pret rezistencë nga VV-ja

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca për votimin e Qeverisë së re mund të mbahet të shtunën ose të hënën.

Këtë qëndrim Mustafa e ka dhënë para se të hynte në takimin konsultativ me strukturat e partisë, raporton KOHA. Takimi po mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli kushtetues dekretin e presidentit që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër.

- Advertisement -

Mustafa nuk beson se do të hasë në rezistencë nga partia në pushtet Vetëvendosje për të liruar zyrat e Qeverisë, pasi që, sipas tij, një gjë e tillë ndodh në vendet totalitare të Afrikës.

LDK-ja e Mustafës ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në e Nismën Socialdemokrate.

LDK-ja kishte nisur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, që u rrëzua më 25 mars.

- Advertisement -

Duke e konsideruar si refuzim mospërgjigjen nga Vetëvendosje për mandatarin e ri, presidenti Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

Dekreti i tij ishte dërguar në Kushtetuese nga Vetëvendosje, ndërsa kjo gjykatë të enjten vendosi që dekreti ishte kushtetues duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit