3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Spartak Ngjela: Gjykata Kushtetuese bëri gabim histori, nga vendimi i saj përfiton Moska dhe Beogradi

Rekomandime

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës bëri gabim historik dhe goditi stabilitetin e shtetit të Kosovës, për të ndihmuar korrupsionin e lartë shtetëror.

Avokati Ngjela thotë se nga kjo përfiton drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi.

- Advertisement -

Ngjela shkruan se bllokimi i mundshëm i Kuvendit të Kosovës nga populli maxhoritar, do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja.

Po Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e solli këtë gjëndje destabilizuese? Vendimi i saj joprofesionale quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non – kushti pa të cilin – domethënë, shkaku kryesor i përplasjes shoqërore. Anëtarët e asaj Gjykatë, të cilët e votuan vendimin që kemi parë, nëse ai është i vërtetë; do të shkojnë në proces penal”, shkruan avokati në Facebook.

Postimi plotë:

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, bëri një gabim historik: goditi stabilitetin e shtetit të Kosovës, për të ndihmuar korrupsionin e lartë shtetëror.

Por nga kjo përfiton drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi.

- Advertisement -

Janë naivë: ku mund të privohet një maxhirancë popullore me një vendim gjykate që nuk thotë dot asgjë teorike!!!

Por, a do ta lejojë shumica popullore të funksionojë një Parlament që ecën me paterica korruptive të pakicës popullore? Kurrë; se në një shtet demokratik nuk privohet dot nga pushteti politik maxhoranca popullore.

Kjo do të ndodhë dhe në Kosovë. Sepse, nëse masa kompakte popullore e rrethon Kuvendin e Kosovës që në mbledhjen e parë të tij, të nesërmen do të shkohet domosdoshmërisht në zgjedhje të reja.

Çdo krizë në demokraci, sheshohet ose me kompromis, ose me zgjedhje.

Bllokimi i mundshëm i Kuvendit të Kosovës nga populli maxhoritar, do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja.

Po Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e solli këtë gjëndje destabilizuese?

Vendimi i saj joprofesionale quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non – kushti pa të cilin – domethënë, shkaku kryesor i përplasjes shoqërore.

Anëtarët e asaj Gjykatë, të cilët e votuan vendimin që kemi parë, nëse ai është i vërtetë; do të shkojnë në proces penal.

Të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit