22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Aktakuza e plotë kundër Gucatit e Haradinajt, 22 faqe!

Rekomandime

Është zyrtarisht Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën kundër dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

20-faqe është aktakuza kundër tyre është publikuar në formë të redaktuar. Gucati e Haradinaj akuzohen për nxjerrjen e dokumenteve konfidenciale të Gjykatës Speciale për tri herë me radhë gjatë shtatorit të këtij viti.

- Advertisement -

Specialja e akuzon kryetarin dhe nënkryetarin e veteranëve të luftës se përmendën emra të personave që kishin bashkëpunuar me Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), e cila kishte ka kryer hetime penale për pretendimet që përmbante Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i vitit 2011, me titull: “Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”.

Më 16 shtator 2020, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ, përkatësisht në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë shtyp (“konferenca e dytë e shtypit”) në të cilën Hysni GUCATI deklaroi se OVL-UÇK-ja kishte marrë një paketë tjetër dokumentesh. Ai u tha të pranishmëve se mund t’i merrnin dokumentet (“dokumentet e nxjerra gjatë herës së dytë”).

Ndërsa po tregonte njërin nga dokumentet, Hysni GUCATI përmendi me emër dy persona që kishin bashkëpunuar me TFHS-në. 14. Nasim HARADINAJ përsëriti emrin e një personi që tashmë ishte përmendur nga Hysni GUCATI, përmendi me emër një person tjetër që kishte bashkëpunuar me TFHS-në dhe zbuloi informacion konfidencial dhe jopublik të mëtejmë në lidhje me hetimet konfidenciale.

- Advertisement -

Nasim HARADINAJ u tha të pranishmëve në konferencën e dytë të shtypit se dokumentet ishin në dispozicion për të gjithë dhe u tha të pranishmëve që t’i merrnin ato”, thuhet në aktakuzë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit