3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aktivistët e Vetëvendosjes përkujtojnë Deharin përmes grafiteve

Rekomandime

Në rrugët e Prishtinës, aktivistët e Vetëvendosjes kanë pikturuar grafite në kujtim të të ndjerit Astrit Dehari.

Përveç figurës së tij, janë shkruar edhe disa vargje ku i kërkohet falje aktivistit të Vetëvendosjes.

“Më fal që ke lindë në këtë vend, më fal që shkove shumë herët, më fal që s’ka drejtësi, më fal çka përjetove në rini, më fal që s’të kemi në mesin tonë” ishin disa nga vargjet e shkruara nëpër muret e Prishtinës nga artistja Fitore Berisha dhe persona të tjerë”.

- Advertisement -

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, vdiq në vitin 2016 gjatë kohës sa ishte në paraburgim. Sipas Institutit të Mjeksisë Ligjore, Dehari nuk ishte vrarë por kishte bërë vetëvrasje. E me këto konstatime nuk ishte pajtuar asnjëherë Lëvizja Vetëvendosje dhe familja e të ndjerit.

Për këtë arsye me përkrahje edhe të Qeverisë së Kosovës, ishte bërë një ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrës. E kjo ekspertizë, duket se e përjashton krejtësisht mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit.

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasje e zotit Dehari, përmes mjeteve të caktuara të mjekut ligjor duket pak e vërtetë, dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh.”

- Advertisement -

Kjo ekspertizë ka konstatuar se zbardhjen e këtij rasti të mistershëm mund ta bëjë vetëm një hetim i ri.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit