9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shpëtuan 20 hebrenjë gjatë LDB, tani hebrenjtë do të rindërtojnë shtëpinë e shqiptarit të dëmtuar nga tërmeti

Rekomandime

Shtëpia e Muhamet Bicaku, babai dhe vëllai i të cilit shpëtuan 20 hebrenjë nga forcat okupuese gjatë Holokaustit, u shkatërrua nga tërmeti.

- Advertisement -

Shtëpia e një shqiptari e të cilit u shkatërrua nga tërmeti do të rindërtohet nga një grup përkujtimor i Holokaustit për nder të babait të tij i cili kishte shpëtuar 20 hebrenjë para 70 viteve,

Shtëpia e Muhamet Bicaku, 83 vjeç, u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit që mori jetën e të paktën 55 personave. Gjatë Holokaustit, babai i Bicakut, Mefaiil dhe vëllai i madh, Njazi, strehuan rreth 20 familje hebraike nga forcat okupuese italiane dhe gjermane në Qarrishte, një fshat që ndodhet rreth 50 milje në lindje të kryeqytetit të Tiranës.

“Depths” një organizatë me qendër në Poloni që përqendrohet në nderimin e shpëtimtarëve të Judenjve, ka mbledhur 10,000 dollarë për të rindërtuar shtëpinë, njoftoi themeluesi i grupit, Jonny Daniels, në një deklaratë të mërkurën, pasi vizitoi Shqipërinë, si pjesë e një misioni humanitar pas tërmetit kostoja totale do të jetë 45,000 dollarë dhe mbledhja e fondeve po vazhdon, tha ai.

- Advertisement -

Muhamet Bicaku, i cili ishte 5 vjeç kur babai i tij filloi të strehojë refugjatë hebrenj, tani po jeton në kushte të vështira me shumë banor në një shtëpi të një prej fëmijëve të tij në Durrës.

Në vitin 2007, familja e tij u nderua me çminin ;Anti-Defamation League’s Courage to Care Award;. Babai dhe vëllai në vitin 1996 u nderuan nga Izraeli me medaljen “I Drejtë midis kombeve”, është një titull i dhënë nga Shteti i Izraelit për të falënderuar jo-hebrenjtë që rrezikuan jetën e tyre gjatë Holokaustit për të shpëtuar hebrenjtë.

- Advertisement -

“Ata i ofruan popullit tonë nevojën më themelore njerëzore, strehim, në periudhat e tyre të vështira, duke shpëtuar jetën e tyre,” shkroi Daniels. “Duhet të jetë e qartë për ne sot që të mblidhemi dhe ta kthejmë atë të mirë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit