16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Aktivisti i VV-së në Mitrovicë lartëson Bedri Hamzën: U ofenduam me kandidaturën e Agim Bahtirit

Rekomandime

Në përkrahje të Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës, çdoherë e më shumë po dalin edhe vetë aktivistët e Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Një prej tyre është edhe aktivisti Flamur Broboniqi, i cili pas vizitës që i ka bërë Hamza dhe ka dëgjuar hallet e tij, i ka komentuar duke u deklaruar vetë se është përkrahës i Vetëvendosjes, por që ka vendosur të mos hesht karshi ofendimit që u është bërë me kandidimin e Agim Bahtirit sërish për kryetar.

- Advertisement -

Aktivisti i Vetëvendosjes në Mitrovicë, Flamur Broboniqi, e ka falënderuar Bedri Hamzën për përkrahjen dhe modestinë, duke i shprehur mirënjohje që i ka dëgjuar hallet e tij.

“I ri, me ambicie dhe përkushtim maksimal, Flamur Broboniqi, është shembull shumë i mirë i udhëheqjes së një biznesi të suksesshëm familjar. Me programin tonë për Mitrovicën u kemi garantuar të gjithëve krijimin e kushteve për investime, lehtësimin e procedurave për investitorë dhe trajnime falas për punë praktike për të rinjtë. Fondi për punësimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është përgjigjja e duhur për këtë sfidë të komunës sonë. Bashkë për Mitrovicën!”, kishte shkruar Hamza, pas vizitës që i kishte bërë biznesit të aktivistit të Vetëvendosjes, i cili më pas i shpreh publikisht mirënjohje atij.

“Jemi rritur duke e dashur drejtësin, sepse kështu na udhëzon Krijuesi. Kemi pasur vështirësi si biznes i vogel, si djalë i ri me ambicie për të fituar bukën e gojës, kam trokitur dyert e institucioneve lokale shumë shpesh, mirëpo gjithmonë ishin të mbylluara! Askush nuk më ka vizituar, ti shikoj kushtet e punës, të më ofroj përkrahjen morale të pakten. Qeverisja e Mitrovices edhe tek shpërndarja e mjeteve, më ka dëmtuar duke i dhuruar dikujt me profile pune komplet tjetër paisjet e pastrimit, pastaj më është dashur ti blej nga po i njejti. Unë jam votues e përkrahes i Vetëvendosjes, por kam vendosur të mos hesht karshi ofendimit që na është bo me kandidimin e Kryetarit aktual. Faleminderit z. Bedri Hamza për përkrahjen dhe modestin, të jam mirënjohes që ndegjove hallet e mija!”, shkruan aktivisti i Vetëvendosjes në Mitrovicë, Flamur Broboniqi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit