4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Aktivistja e njohur: Ja pse po e mbajnë të fshehtë shumë njerëz në Kosovë që janë infektuar me koronavirus

Rekomandime

Aktivistja e njohur në rrjetet sociale, Zana Avdiu ka treguar për periudhën me të cilën po kalon, pas konfirmimit se është prekur nga Covid-19.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka treguar se ka marrë shumë mesazhe solidarizuese.

Mirëpo, Avdiu ka vënë në theks edhe një informacion jo aq të mirë.

“Më së shumti me bani pershtypje, jane mesazhet e atyne, te cilet edhe vet kane dale pozitiv e te cilet ishin te shumte ne numer, por per x arsye nuk kane tregu dhe e kane mbajte te fshehte. Nga mesazhet qe mora, kuptova qe edhe shumica e atyne qe e mohojne ekzistencen e virusit, e bajne nga frika. Fundja, ma mire ti thuash vetes se nuk ekziston, sesa te perballesh me te, e rrjedhimisht me vdekjen. Te njerezit eshte kriju nje firke e pasiguri e madhe. Shumica po mendojne, qe ne momentin infektohesh, je nise drejt vdekjes”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sa me shume qe e ndane dashnine me te tjeret, ajo rritet.., e sa me shume qe i ndane dhimbjen e friken me te tjeret, ato zvogelohen. Ne fakt, zhduken krejt.

- Advertisement -

Qe dje, kur kuptova se kam dale pozitiv ne testimet per covid19, kam marre pafund mesazhe e thirrje. Kam marre pafund perkrahje, dashni e mbeshtetje, qe jo vetem me mbushen me dashni, por ma larguan edhe ate pike frike e pasiguri qe e pata.

Por, cka mese shumti me bani pershtypje, jane mesazhet e atyne, te cilet edhe vet kane dale pozitiv e te cilet ishin te shumte ne numer, por per x arsye nuk kane tregu dhe e kane mbajte te fshehte. Nga mesazhet qe mora, kuptova qe edhe shumica e atyne qe e mohojne ekzistencen e virusit, e bajne nga frika. Fundja, ma mire ti thuash vetes se nuk ekziston, sesa te perballesh me te, e rrjedhimisht me vdekjen. Te njerezit eshte kriju nje firke e pasiguri e madhe. Shumica po mendojne, qe ne momentin infektohesh, je nise drejt vdekjes.

E une po dua me ju thane, qe mos e mbani fshehte. Ndani pervojat e juaja me te tjeret, menyren qysh e keni trajtu dhe qysh e keni kalu. Ndani me te tjeret secilin sekond, sepse tu e nda dhimbjen e friken, do ta kaloni ma lehte, do ta kaloni me mire. Mos u perballni te vetem, por kerkoni ndihme e perkrahje, sepse keshtu e kaloni me lehte. Nuk eshte trup me kerku perkrahje, me kallxu qe ke frike e nuk po ndihesh mire, por eshte keq me fshehe. Eshte keq per rrethin ku jetoni, por mese shumti eshte keq per juve, sepse frika e perballja i vetem me secilen semundje, e vecanarisht me kete tash eshte shume e rande, shume e mundimshme. Andaj, folni, tregoni e shprehuni, sepse ju lehtesohet trupi e shpirti!

E ju qe ende nuk jeni preke, ta dini qe virusi ekziston, eshte mes nesh, dhe nuk eshte aspak i lehte. Kujdesuni per veten, per familjen tuaj dhe per rrethin ku jetoni. Na te cilet po perballemi me kete virus, ne shume momente te tij, mendojme vec si te mbesim ne jete e te marrim fryme. Dhe krejt tjerat, jane te parendesishme. Andaj, kujdesuni. Mbani distance, mbani maska e pastroni duart!

Dhe, te gjithe juve, secilin vec e vec qe me keni shkru, me keni thirre e me keni dhane dashni e perkrahje pafund, ju falenderoj nga zemra. Gjithe kjo perkrahje e fjale te mira, mbani me harru gjendjen ne te cilen jam, e me dha shume shprese e force qe me tejkalu kete sfide te madhe e te frikshme.

Falemnderit shume 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit