2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Aktorja serbe: Kosova është e pavarur edhe nëse nuk ka ulëse në OKB

Rekomandime

Aktorja dhe producentja, Bojana Maljeviq ka befasuar mediat serbe me qëndrimin e saj për Kosovën.

Aktorja dhe producentja, Bojana Maljeviq ka deklaruar se duhet pranuar faktin se Kosova është shtet edhe pse nuk ka ulëse në Kombet e Bashkuara.

- Advertisement -

“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, deklaroi ajo për mediat serbe.

Maljeviq ka thënë se duhet të ekzistojë një kompromis, sidomos në politikë

.“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”, shtoi ajo.

- Advertisement -

E pyetur nëse çështja e Kosovës do të duhej të zgjidhej me marrëveshje ose duhet të vazhdohet gjendja e konfliktit të ngritë, ajo ka përsëritur se është gjithmonë në favor të marrëveshjes.

“Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe.

- Advertisement -

Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara.

Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, shpjegoi Maljeviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit