1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Aktvendimi i gjykatës – mësohet arsyeja e lirimit e të dyshuarit që shkaktoj tragjedin në Gllogjan

Rekomandime

M.M., një nga tre të dyshuarit për vr*asje e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, është liruar nga paraburgimi të hënën me propozim të Prokurorisë së Shtetit.

Arsyeja e lirimit të tij nga paraburgimi dhe zëvendësimi i kësaj mase me arrest shtëpiak, ndërlidhet me hetimet rreth rastit, ka thënë avokati mbrojtës i tij, Taulant Broqi.

- Advertisement -

Broqi, tha se klienti i tij është liruar pasi që “ka qenë në punë në kohën kur ka ndodhur vepra”.
“Është liruar me propozim të prokurorit të rastit për arsye që ai ka qenë në punë kur ka ndodhë vepra. Më shumë informata për rastin nuk mund të zbulojë”, ka thënë Broqi në një deklarim për Paparaci.

Ndërkohë dy të dyshuarve të tjerë u është vazhduar paraburgimi edhe për 60 ditë. Lajmi është konfirmuar të hënën nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.Më 12 dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar H.M. dhe dy djemtë e tij, K.M. dhe M. M. nga Gllogjani.

Në ditën e arrestimit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, tregoi se arrestimet janë kryer pas disa bastisje në disa lokacione të caktuara në lidhje me këtë ngjarje.

- Advertisement -

Të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë kallashnik0v.Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës – mbetën të vr*arë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit