10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Momenti emocionues në gjykimin e Haradinajt: Jam rritur në burgjet e Serbisë

Rekomandime

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjyqësore në rastin e ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Në pyetjen se ku është rritur, Haradinaj mes emocionesh tha se nga mosha 17-vjeçare e deri në vitet e 90-ta është rritur në burgjet serbe.

- Advertisement -

“Po jam rritë një pjesë të jetës në Kosovë deri në moshën 17 vjeçare e gjysmë, ndërsa pjesën tjetër të jetës jam rritë në burgjet serbe. Derisa në vitet 90-të kam kaluar si klandestin në Suedi”, deklaroi Haradinaj.

Seanca e fundit në rastin kundër ish-krerëve të OVL UÇK-së ishte mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar ku mbrojtja e Nasim Haradinajt në deklaratën hapëse para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte thënë se Haradinaj nuk i ka penguar hetimet dhe as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Mbrojtja kishte thënë se provat të cilat do të paraqiten në emër të Haradinajt do të dëshmojnë që ai nuk ka bërë kërcënime kundër dëshmitarëve të mbrojtur apo vlktlmave.Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

- Advertisement -

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, shkruan Paparaci.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit