1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Akuza e Kelmendit në Speciale: Hetojeni rastin e këtij personi, u zhduk me urdhër të Thaçit dhe nga duart e tij

Rekomandime

Ibrahim Kelmendi, përmes një letre zyrtare dhe publike, i ka kërkuar Prokurorit të Gjykatës Speciale, që ta hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit dhe pastaj është zhdukur nga duart e Thaçit.

Poashtu, Kelmendi përmes letrës publike të postuar në faqen e tij në facebook, ka kërkuar edhe hetimin e vrasjes së Abedin Rexhes.

- Advertisement -

Kjo është letra e plotë:

ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PROKURORIT JACK SMITH

I Respektuari Zotëri Smith,

- Advertisement -

edhe pse drejtoni institucion që është formuar me vendim politik të Këshillit të Europës, – i imponuar nga Serbia dhe shtetet serbofile që përbënin shumicën e thjeshtë kur u votua ai vendim, por që u miratua pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, – kam besim se Ju do të koordinoni hetime ligjore, por pa i zvarritur deri në sfilitje dërmuese të Republikës së Kosovës.

Nuk jam aq idiot sa nga Institucioni që Ju e udhëhiqni të pres drejtësi të mirëfilltë, meqë ka kompetencë të paracaktuar, segregacioniste: hetimin vetëm të krimeve të supozuara të njërës “palë”, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por jo edhe krimet e pjesëtarëve të forcave të armatosura ushtarake e policore të Serbisë. Megjithatë, uroj të bëni maksimumin e mundshëm, në shërbim të drejtësisë ligjore.

- Advertisement -

Shpeshherë, publikisht, kam shpreh gatishmërinë për të ndihmuar hetuesinë e Institucionit që drejtoni, qoftë si dëshmitar, qoftë si ekspert, meqë kam pas përgjegjësi gjatë lufte, si udhëheqës i Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, i cili ishte Fond i UÇK-në, dhe si anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), – nga maji 1998 deri në qershor 1999, – e cila Organizatë patriotike e demokratike e ka themeluar UÇK-në në Kuvendin e saj të mbajtur me 26-27 korrik të vitit 1993, në Prishtinë, dhe e ka udhëheq politikisht.

Kësaj radhe kam lutje konkrete:

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.

Uroj të pranohet këto dy lutje – që të vendosni t’i hetoni këto dy krime të ndodhura, por ende të pa hetuara e të pa gjykuara.

Me respekt,

Ibrahim Kelmendi

(I lindur më 23.06.1954, në Fshatin Llabjan të Komunës së Pejës, për momentin jashtë Kosovës për shkak të sëmundjes; Numri personal F40723016Q, numri i pasaportës BB0792150, lëshuar nga MB e Republikës së Kosovës më 27.09.2011.)

***
Këtë mundësi elektronike shfrytëzova për t’ia përcjell këtë lutje, tashmë edhe publike, Prokurorit Smith. Uroj të ketë vullnetmirë, që kanë informacion konkret për këto dy krime, dhe të paraqiten përmes kësaj mundësie, që ta ndihmojmë Drejtësinë e Republikës së Kosovës:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit