7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hajredin Kuçi me katër vende të punës, ka mbi 50 mijë euro nëpër bankat e Kosovës

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 163 mijë e 800 euro, si dhe një shtëpi vikendi në vlerë prej 60 mijë euro, të dyja të blera nga të hyrat.

- Advertisement -

Kuçi ka deklaruar se ka një veturë në vlerë prej 13 mijë euro, kurse gruaja e tij po ashtu posedon një veturë në vlerë prej 3 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka deklaruar se në llogari bankare ka mbi 50 mijë euro para të gatshme, ndërsa për shkollim të fëmijëve ka detyrime prej 40 mijë euro.

Në raportin e deklarimit të pasurisë së tij, Kuçi ka njoftuar se mbanë 4 vende të punës.

- Advertisement -

Në tri universitete si profesor edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit