23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Gruaja që Stanishiqi ia vrau 5 familjarë: Qava prej sabahut, ai gjallë e djemtë e mi hanë dhe pa pikë faji

Rekomandime

Kjo e martë ia riktheu gjithë dhimbjen që ndjeu me 15 prill, 1999.

Zejnepe Gashi, kështu e priti lajmin se Goran Stanishiqi është dënuar, për vr.asjen e 13 civilëve kosovarë.

- Advertisement -

Pesë nga ta janë të familjes Gashi, nga fshati Sllovi e Lipjanit.

E gjithë këto u bënë para syve të saj.

- Advertisement -

Prandaj, dënimi prej 20 vitesh për Goran Stanishiqin, nuk është i mjaftueshëm sipas Zejnepe Gashit.

Ajo kërkon burgim të përjetshëm.

- Advertisement -

E të njëjtën kërkesë e kanë edhe familja Gashi, nga fshati Tërbovc.

Gazmend Gashi, i cili jeton jashtë Kosovës, thotë se i vetmi dënim për të, do të duhej të ishte burgimi i përjetshëm.

Gashi thotë se ajo çka ndodhi gjatë Iuftës, po vazhdon t’u shkaktojë vuajtje familjes.

Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vr.asjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë Iuftës së fundit në Kosovë.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit