10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjashtë vite nga “Nëntori i tretë”, ngritja e flamurit të Shqipërisë së madhe në Beograd

Rekomandime

14 tetori 2014 është shënuar në kalendarin e çdo tifozi shqiptar të futbollit.

Në këtë ditë, në Beograd ka ndodhur njëra nga ngjarjet më të shëmtuara që i ka ndodhur sportit më të bukur në Botë.

- Advertisement -

Futbollistët e Kombëtares Shqiptare u gjendën të vetëm por të patrembur në mesin e mijëra tifozëve të tërbuar serb, shkruan Indeksonline.

Kjo ndodhi pasi mbi stadiumin e Partizanit fluturoi një dron që mbante flamurin e Shqipërisë së madhe bashkë me dy figurat kombëtare, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Ndeshja u ndërpre në fund të pjesës së parë si pasoj e futjes së tifozëve serb në fushë duke i sulmuar futbollistët shqiptar për të mos përfunduar kurrë më.

- Advertisement -

UEFA fillimisht vendosi në favor të Serbisë duke i dhënë tri pikë në tavolinë, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi në favor të Shqipërisë madje duke e dënuar Serbinë.

Në këtë kualifikime Shqipëria e drejtuar nga Gianni de Biazi siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në Francë në vitin 2016.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit