18.1 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Sot u suspendua, para një muaji polici ia shpëtoi jetën një qytetari edhe pse nuk ishte në detyrë

Rekomandime

Në janar të këtij viti, Kosova ime kishte raportuar për policin e Kosovës, Amir Hoxha i cili edhe pse në ato çaste nuk ishte në krye të detyrës, arriti të ia shpëtoj jetën një qytetari i cili ishte në prag të vetvrasjes.

- Advertisement -

Qyetetari në ato momente kishte qenë i dehur dhe buzë një grëmine, duke tentuar të kryejë aktin. Ky polic, në ato çaste ishte duke vrapuar në parkun e Gërmisë për qejfin e tij, dhe pasi mori sinjalizimin nga një qytetar që dikush është duke tentuar të bëjë vetëvrasje ai ka vrapuar shpejtë për ta shpëtuar atë.

Atë kohë Hoxha e kishte përshkruar rastin duke thënë se personi në fjalë ka qenë i dehur, duke qarë dhe duke shkumuar nga goja, si dhe duke ecur zvarrë drejt grëminës nga ku edhe do të hidhej. Me intervenimin e tij, duke e kapur atë dhe tërhequr nga këmba, është parandaluar incidenti.

Mbrëmë i njejti u suspendua nga puna pasi shprehi mendimin e tij mbi shpenzimet marramendëse të deputetëve të Kosovës dhe për faktin se tregoi se Policia nuk i merr paratë të orëve shtesë që punojnë jashtë orarit.

- Advertisement -

“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale”, u shpreh mbrëmë pas suspendimit Amir Hoxha.

Pasi suspendimit të tij, pati reagime të shumta të qytetarëve dhe gjithashtu së fundmi u kërkuar shkarkimi i kryeshefit të IPK-së nga njohësit e sigurisë në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit