3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Akuza e rëndë: Ja treshja e nëntokës, përmendet edhe Baton Haxhiu

Rekomandime

“Vuçiqi, Rama, Thaçi dhe ai këlyshi UDB-ës serbe me librezë zyrtare, Baton Haxhiu, janë kapotë e bandave më të rrezikshme të rrjetit kriminal të nëntokës dhe më besoni se këta hajn e pinë që nga mëngjesi deri në darkë në hotelet më të shtrenjta të botës dhe pazarin e ndajnë bashkërisht”, tha Badallai për “Kosova Sot Online”.

Sipas kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepça jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, e për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia.

- Advertisement -

Por Haradinaj ka thënë se e ka parandaluar këtë grabitje dhe ka ripërsëritur akuzat e 3-shes Vuçi1-Thaçi-Rama, të cilët sipas tij, ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

E sipas analistit politik, Reshat Badallaj nuk ka dyshim që kjo treshe e ka dëmtuar rëndë Kosovën.

- Advertisement -

“Pa më të voglin dyshim treshja ugurzeze që e dëmtojnë buxhetin e Kosovës dhe jo vetëm këtë, pra Aleksandër Vuçiqi, Edvin Kristaq Rama, Hashimi i i Haxhi Brojes por assesi nuk duhet harruar edhe argatin e tyre dhe të UDB-ës serbe Baton Fazli Haxhiun, përpos që dëshirojnë që Kosovën ta presin me gërshërë hartash, këta faqezinj ndajnë edhe pazaret të majme duke siguruar pasuri për shumë breza,por natyrisht se duke vjedhur edhe djersën e taksapaguesve të Kosovës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, edhe Ramush Haradinaj është dashur të reagojë kundër kësaj edhe më fuqishëm.

- Advertisement -

“Këtu shoh edhe dëm të madh edhe të Ramush Haradinaj, sepse është dashur me fuqishëm të reagoj kundër kësaj kopeje tradhtaresh e hajnash dhe jo vetëm sa për të larë gojën, bile nuk e besoj aspak që ky ka ndaluar grabitjen, sepse më duket e pamundur që ky soj banditesh, hajnash e vagabondësh të mos kenë vjedhur miliona nga pasuritë e gjigantit më të madh jo vetëm në vend Trepçës”, shtoi Badallaj.

Më tej, Badallaj tha se nuk do të ishte mirë që të ndalej dhe të heshtet.

“Të kishte shtet ku respektohen ligjet, ose të kishte sistem gjyqësor dhe jo si ky sistem i kalbur dhe puthadorësh që kjo bandë banditesh ,pra, politika e ka futur duart thellë në sistemin gjyqësor dhe nuk guxojnë të bëjnë as gek e as mek, sepse këta në fjalë, Vuçiqi, Rama, Thaçi dhe ai këlyshi UDB-ës serbe me librezë zyrtare, Baton Haxhiu, janë kapotë e bandave më të rrezikshme të rrjetit kriminal të nëntokës dhe më besoni se këta hajn e pinë që nga mëngjesi deri në darkë në hotelet më të shtrenjta të botës dhe pazarin e ndajnë bashkërisht. Populli i njeh se më herët nuk kishin as brekë e as çorap, por duke i vjedhur dikasteret më të mëdhenj u bënë supermilionera”, potencoi Badallai për “Kosova Sot Online”.

“Prokuroria e Shtetit, do të duhej t´i shkoj deri në fund këtij grupi kriminal dhe banditesh për të zbardhur të gjitha hajnit që iu kanë bërë popullit dhe jo të lihet në harresë dhe të heshtet ky krim ekonomik bile edhe kombëtar nga ky rrjete kriminelesh që e janë taman si rrjeti i merimangës për të vjedhur dhe të mos hetohen”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, akuzat e Haradinaj nuk duhet heshtur, por duhet zbardhet e vërteta.

“Pra, Ramush Haradinaj duhet te mos i le rehat këtë grup kriminal por te insistoj pandërprerë qe te reflektoj dhe të tregoj hapur për popullin se deri ku kanë shkuar grabitjet dhe sa është dëmtuar buxheti i shtetit sepse interesat shtetërore duhet të vihen mbi interesat personale. Akuzat e Ramush Haradinajt personalisht i shoh shumë me vend dhe të drejta, por assesi nuk duhet heshtur, por të zbardhen një nga një hajnit e këtij grupi kriminal të kanaleve të nëntokës kriminale më të rrezikshme jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin…”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit