3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Akuza të rënda ndaj VV-së dhe LDK-së: Ja arsyeja pse nuk po nënshkruhet koalicioni

Rekomandime

“Përcaktimi fillestar i këtyre dy subjekteve për vetëm 12 ministri ua ka vështirësuar arritjen e marrëveshjes, për shkak se orekset e klientelave të këtyre dy subjekteve politike janë më të mëdha se kaq. Siç po duket edhe Albin Kurti është duke u ngjitur drejt zyrës së kryeministrisë përmes të njëjtave “shkallë” dhe është duke u përballë nga të njëjtat vështirësi që kishte pararendësi i tij Haradinaj, kur ishte detyruar t’ia jep hiq më pak se katër ministri AKR-së me vetëm 1 deputet në parlament”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Dështimi i arritjes së marrëveshjes në takimin e ditës së hënë, në mes të kreut të LVV-së, Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ka befasuar për të keq jo vetëm qytetarët që i votuan në shumicë këto dy subjekte politike, por edhe analistët e pavarur politikë.

Rreth kësaj situate bllokuese të krijimit të institucioneve të reja, në emër të sundimit të ligjit, depolitizimit të institucioneve të pavarura, dhe luftës kundër krimit të organizuar për të mirën e qytetarëve, ka folur për “Kosova Sot Online” analisti politik, Florim Zeqa.

Sipas analistit Zeqa, të gjitha deklaratat e mëhershme se zyrtarët e këtyre dy partive kanë zhvilluar takime të frytshme, dolën si deklarata krejtësisht të pa vërteta, sepse tanimë në sipërfaqe doli egoja dhe lakmia për pushet e reahatim të klientelave politike, dukë injoruar dhe harruar interesin e shtetit të qytetarit.

- Advertisement -

“Takimet e “frytshme” të liderëve të LVV-së dhe LDK-së pa dhënien e asnjë rezultati në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës kanë filluar që tani ta zhgënjejnë qytetarin të dyja këto subjekte politike si fituese të zgjedhjeve, ngase që në fillim të negociatave për koalicion nuk po arrijnë gjuhë të përbashkët në emër të interesit për ndryshime dhe ç’kapje të shtetit, ashtu sikur patën premtuar gjatë fushatës zgjedhore, por tani më shumë janë fokusuar në ndarjen e pushtetit sesa çkapjen e shtetit vetëm për rehatimin e grupeve klienteliste brenda partiake dhe ndarjes së pozitave më profitabile në qeveri”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Madje sipas tij, vendimi pozitiv i LVV-së dhe LDK-së që në qeverisjen e përbashkët do të kenë vetëm 12 resorë ministrore, tani po ju del kapuç me mëngë, sepse nuk po mundë të kënaqen me ndarjen e këtyre 12 ministrive, sa janë akorduar në parim që të ketë qeveria në ardhje e koalicionit eventual LVV-LDK.

“Përcaktimi fillestar i këtyre dy subjekteve për vetëm 12 ministri ua ka vështirësuar arritjen e marrëveshjes, për shkak se orekset e klientelave të këtyre dy subjekteve politike janë më të mëdha se kaq. Siç po duket edhe Albin Kurti është duke u ngjitur drejt zyrës së kryeministrisë përmes të njëjtave “shkallë” dhe është duke u përballë nga të njëjtat vështirësi që kishte pararendësi i tij, i tij Haradinaj, kur ishte detyruar t’ia jep hiq më pak se katër ministri AKR-së me vetëm 1 deputet në parlament. Kur kësaj i shtohet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, që LDK-ja e ka fiksim për Isa Mustafën, atëherë arritja e marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së bëhet akoma më e vështirë dhe e pa arritshme”, shtoi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Në situatën e krijuar tani, sipas Zeqës, edhe pse fituese e zgjedhjeve, LVV-ja me 26 % të votave e ka të pamundur të bëj ç’kapjen e shtetit, e aq më pak të ndryshojë mentalitetin qeverisës dhe uzurpues në këtë vend.

“Madje edhe nëse mosmarrëveshjet tejkalohen dhe krijohet një qeveri e bazuar në interesat që do të mundë të kënaqin të dyja palët, sepse brenda të dyja subjekteve politike, janë shtresuar klanet që mbrojnë interesat e tyre. E kam thënë disa herë, më duhet ta përsërisë prapë, LVV-ja ndryshimin e mentalitetit qeverisë duhet ta fillojë nga brenda, duke mbajtur larg pushtetit ish ministrat e qeverisë Thaçi, filluar nga “Qeveria e Përkohshme” e deri tek ajo e fundit, ish deputetët e PDK-së dhe LDK-së, që këtij subjekti ju bashkëngjiten për apetite pushtetore e jo pse e duan Albin Kurtin apo kanë simpati për LVV-në. Të mos flasim për vargun e gjatë të analistëve dhe gazetarëve që ëndërrojnë poste qeveritare apo diplomatike përmes 26 % të votave të LVV-së.

Sprova për Albin Kurtin është në fazën fillestare të saj. Mbetët të shihet në ditët në vazhdim se si do të procedoj Albini në arritjen e marrëveshjes me LDK-në e etshme për pushtet, duke kënaqur njëkohësisht klientelen super të etshme të LVV-së për kapjen e posteve profitabile ministrore në qeveri”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit