3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, flet ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Rusia qëndron prapa

Rekomandime

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, në një intervistë për Euronews Albania foli rreth Iuftës në Kosovë, të pagjeturve të Iuftës, akuzave ndaj ish-Iuftëtarëve të UÇK-së dhe raportit të Dik Martit.

“Me daljen në skenë të UÇK-së menjëherë institucionet zyrtare ruse filluan suImet ndaj UÇK-së, ku u aktivizuan ushtarakë, politikanë, analistë, historianë dhe kryesorja institucione zyrtare si Ministria e Jashtme dhe qeveria”, tha Vukaj.

- Advertisement -

Ai tregoi se suImet gjatë gjithë asaj kohe kanë qenë të jashtëzakonshme.

“Ter.roriste, kr.iminele dhe trafikante”, kështu cilësohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tregoi ish-ambasadori.

Pyetur në lidhje me ngjashmërinë midis akuzave të atëhershme dhe akuzave aktuale, Vukaj tregoi se nuk gjen ndonjë ndryshim të madh, përveç dokumenteve pak më të sistemuara dhe gjuhës juridike të përdorur.

- Advertisement -

Ndërkaq, ai solli një shembull që lidhej me Dick Martin.

“Historia me Dik Martin në Rusi është e vjetër. Fillon me Karla Del Ponten që në vitin 99’, pra sapo kishte mbaruar Iufta në Kosovë. Një delegacion shkoi dhe takoi Del Ponten dhe ajo e la natën e Krishtlindjeve dhe u mor me nje raport të jashtëzakonshëm që kishte përgatitur Duma për kr.imet e UÇK-së në Kosovë.

- Advertisement -

Më vonë siç e ka deklaruar dhe vetë Dik Marti, Rusia ishte iniciatorë e këtij problemi, pra e materialeve të raportit të Dik Martit”, u shpreh Shaqir Vukaj.

Sipas tij, prania e Rusisë është kudo jo vetëm si hartuese e materialeve, por edhe si nxitëse.

Ai ju referua fillimisht materialeve të ditëve të fundit dhe qëndrimeve zyrtare të Dumës shtetërore nëpërmjet një deputeteje, anëtare e Komitetit të Jashtëm, që i cilësoi kr.imet e Thaçit si të llahtarshme, kr.ime për të cilat ata ishin në dijeni tashmë prej 20 vitesh.

“Ato kr.ime e mbajtën Thaçin deri tani, sepse ju duhej për të frikësuar serbët dhe për t’i bërë presion Beogradit”, tregoi Vukaj, bazuar në deklaratën e Dumës ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit