1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Alarmante: 30 banorë të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë si dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor të prekur me Covid-19

Rekomandime

Virusi corona, që është shpërfaqur me të madhe dy muajt e fundit në vendin tonë, nuk ka lënë pa prekur as kategorinë më të ndjeshme ndaj tij, atë të të moshuarve. Hiç më pak se 30 banorë rezidentë të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, kanë rezultuar pozitivë me virusin corona. Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline nga Zyra për Informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

- Advertisement -

Në Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë, Institucion nën përgjegjësi të MPMS-së, gjatë muajit maj 2020 janë testuar të gjithë banorët e saj dhe asnjë prej tyre nuk ka rezultuar që të jetë i prekur me COVID-19.

“Në ditët e fundit një person (banor rezident) në këtë institucion ka pasur simptoma të theksuara dhe menjëherë është izoluar, ku i njëjti, të premten më datë 17 korrik 2020, ka rezultuar se është i prekur me COVID 19.

Pas këtij rasti është marr vendim që të testohen të gjithë banorët dhe stafi profesional i këtij institucioni, ku pas kryerjes së analizave të të gjithë personave të moshuar dhe stafit shëndetësor nga IKSHP, ka rezultuar se të prekur me COVID-19 janë 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor, të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore 24 orë në këtë institucion”, thuhet në përgjigjen dhënë për IndeksOnline nga Zyra për Informim e MPMS-së.

- Advertisement -

Tutje bëhet e ditur se dy nga banorët rezidentë janë në gjendje më të rëndë dhe të izoluar në hapësira të veçanta brenda Shtëpisë së Personave të Moshuar dhe njëri prej të cilëve tashmë është hospitalizuar në SHSKUK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit