1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Alarmante: 444 raste aktive me koronavirus në Prishtinë, prej tyre dhjetëra fëmijë të infektuar

Rekomandime

Nga 1 mijë e 203 raste aktive me koronavirus në Kosovë, 444 prej tyre janë të regjistruara në komunën e Prishtinës.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë i kësaj komune, Bujar Gashi, me anë të publikimit të statistikave të fundit me Covid-19 në kryeqytet.

Madje, prej tyre 41 raste janë fëmijë të moshës 0-14 vjeç, e që prej tyre 15 janë fëmijë deri në katër vjeç.

Brenda 24 orëve të fundit, edhe 8 raste të reja pozitive iu shtuan listës së të infektuarve me virusin korona, ndërsa numri më i madh i tyre u shënua në Prishtinë, me gjithsej 33.

- Advertisement -

Që nga data 20 mars kur edhe u shënua rasti i parë pozitiv me koronavirus në Prishtinë, deri më sot janë regjistruar në total 588 persona të infektuar, prej të cilëve 141 kanë arritur të shërohen plotësisht, kurse tre raste kanë përfunduar me fatalitet.

Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.

- Advertisement -

Prandaj nga vatra e re e pandemisë, është bërë thirrje që të zbatohen të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër përhapjes së mëtutjeshme të kësaj sëmundje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit