10 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

‘Putini është Millosheviqi i ri’, reagimi nga Ukraina në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Rekomandime

Zëvendësministrja e Parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Japarova, në Formunin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur për sfidat nëpër të cilat janë duke kaluar gratë ukrainase në Iuftën e nisur nga Rusia në këtë vend.

Ajo në një moment e krahasoi presidentin rus, Vladimir Putin, me ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviq, i cili kreu gjenocid në Kosovë.

- Advertisement -

Ajo tha se Putini është Millosheviqi i ri, ku të dy i kanë duart e njollosura me gjak.

“30 mijë ushtare kanë luftuar krah me burrat në Ukrainë, nuk lodhen. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre për një Ukrainë të lirë e të pavarur. Njëkohësisht Rusia i mban rob me qindra gra, edhe ato shtatzëna. Gratë kidnapohen e burgosen… Jetët e vajzave dhe grave në Ukrainë janë në rrezik, sidomos i atyre nën okupim”, ka thënë Japarova.

“Sot Putini është Millosheviqi i ri, të dy i kanë duart e njollosura me gjak”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -

Japarova tha se është mirënjohëse për mbështetjen e gjithëve për gratë ukrainase.

“Në emër të të gjitha grave ukrainase dua të ju falënderoj për mirënjohjen, për trimërinë dhe rezistencën e grave të Ukrainës. Jam e sigurt që medalja presidenciale që i ndatë të gjitha grave të Ukrainës, që ju i përfaqësoni sot, do t’i inkurajojë nënat, gratë, mjeket, gazetaret dhe të gjitha gratë e Ukrainës për arritje të mëtejshme”, ka shtuar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit