12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ramiz Lladrovci shtrihet në spital, kjo është gjendja e tij

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19, raporton Express.

Se Lladroci po trajtohet në spital e ka konfirmuar për Gazetën Express, Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arsim Haxhiu.

- Advertisement -

Sipas tij, gjendja e Lladrovcit është stabile.

“Po, është në observim klinik në SHSKUK nga e mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu për Express.

Ndryshe, Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.

- Advertisement -

Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, kishte shkruar Lladrovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit