17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rrëzimi i qeverisë Hoti, Rexhep Selimi kërkon votat e deputetëve për mocionin e mosbesimit

Rekomandime

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e rregulltë plenare.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka kërkuar përkrahjen e deputetëve për mocionin e mosbesimit të inicuar nga partia e tij.

- Advertisement -

Në këtë kontekst, ai ka përmendur menaxhimin e dobët sipas tij të pandemisë, dhe shifrat e larta të vdekjeve dhe të të infektuarve, të cilat ai i quajti shifra lufte.

Si pasojë e mosmenaxhimit të situatës, COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit. Statistikat janë statistika lufte. Njerëzit po vdesin edhe pse nuk po u ofrohet ndihmë nga qeveria. Spitalet tashmë nuk mund t’i pranojnë të infektuarit. Shumica edhe mund të jeni në anën e të infektuarve.

Kriza tashmë ka metafizuar në shumë dimensione. Ndoshta nuk keni kohë të merreni me pandeminë, sepse shumë pazare duhet t’i mbani në ekuilibër”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Që kur erdhët në objektin e qeverisë e deri sot, ju e sollët situatën në rekorde të zeza.

Ju thamë në mars se po gaboni, ju gabuat me qëllim. Ju gabuat me dashje, prandaj kjo ua shton barrën dhe peshën e përgjegjësisë.

- Advertisement -

VV ka hapur një shteg për të dalur nga kjo situatë, është mocioni i mosbesimit. Prandaj ftoj deputetët që të kalojnë nëpër këtë shteg dhe t’i japin përkrahje këtij mocioni të mosbesimit”, tha Selimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit