9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

U shtua me ritme të frikshme: Kjo është pasuria marramëndëse e Begjet Pacollit

Rekomandime

Deputeti më i pasur i Kosovës, Begjet Pacolli ka deklaruar pasuri gati 700 milionë euro.

- Advertisement -

Ai pasuri të patundshme, në formë të tokave dhe lokaleve afariste, avionit privat dhe veturave tjera ka deklaruar që ka në total mbi 175 milionë euro vlerë, shkruan Kosova ime.

Të njëjtën kohë, deklarimet për aksione në kompani të ndryshme janë dukshëm më të mëdha dhe prekim vlerën e mbi 500 milionë eurosh. Vetë Mabetex-in, Pacolli e ka vlerësuar në 200 milionë euro. Pastaj, Mabetex Property 80 milionë euro, Sëiss Diamond Hotelin me 42 milionë dhe Bankën Ekonomike me 34 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe plot kompani tjera, të cilat e tejkalojnë në total shumën e gjysmë miliard eurove, shkruan Kosova ime.

Të njëjtën kohë, Pacolli ka deklaruar edhe mbi 10 milionë euro para të gatshme. Pra, pasuria totale e tij shkon në afro 700 milionë euro, duke qenë njeriu më i pasur në Kosovë dhe ndoshta shqiptari më i pasur, pasi ansjë tjetër nuk ka deklaruar aq para dhe capital.

- Advertisement -

Vecori e tij është që e ka shënuar edhe Hotel Grandin si pjesë të tij, ndërkohë ky hotel është pronë shoqërore dhe administrohet nga AKP-ja.

Pasuria e tij ka arritur në këtë nivel pa ndonjë transparencë të qartë. Kjo, pasi ai ka deklaruar të hyra prej më pak se 4 milionë euro në vit. Pra, vetëm për ta blerë avionin e tij ai duhet të punojë 2 vjet pa ia llogaritur asnjë shpenzim tjetër, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Për të gjitha pasuritë e tij personale me të hyrat aktuale ai duhet të punojë dhjetëra vjet pa bërë asnjë shpenzim tjetër./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit