11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Alarmante: Këto shtete rrezikojnë të zhduken si pasojë e përmbytjeve dhe zjarreve

Rekomandime

Zbulimet më të fundit të raportit të IPCC të titulluar ‘Kodi i kuq për njerëzimin’ kanë renditur disa parashikime alarmante për të gjithë ne.

Pamje të zjarreve vdekjeprurëse në Greqi apo përmbytjeve në Europë i kanë shtyrë njerëzit ta rimendojnë sigurinë e vendeve të tyre të banimit, si dhe mënyrën se si ata mundet të ndikohen një ditë nga të gjitha këto pasoja të ndryshme të ngrohjes globale, shkruan Euronews.

- Advertisement -

Prej kohësh kanë ekzistuar debate të ndryshme rreth momentit të saktë kur pjesë të caktuara të planetit të tonë do të bëhen të pajetueshme nëse ne nuk luftojmë mjaftueshëm kundër krizës klimaterike.

Zona me ekosisteme të larmishme si Amazona apo Pyjet Miombo në Afrikën e Jugut apo Australia jug-perëndimore pritet të jenë ndër vendet më ndikimin më të lartë në botë, sidomos për sa i përket gjallesave.

Por kush do te jetë kostoja që do të paguajë njerëzimi?

- Advertisement -

Shtete të prekura dhe në rrezik të lartë kanë paralajmëruar prej kohësh se ata janë në “prag të zhdukjes” në rast se nuk ndërmerret asnjë iniciativë.

Është një skenar i mundshëm në rastin më të keq, ama është një mundësi që duhet ta marrim parasysh.

- Advertisement -

Gjendemi përballë një situate unike, gjatë të cilës disa pjesë të tokës do të vuajnë pasoja më të mëdha se fqinjët e tyre, qoftë kjo si pasojë e kushteve ekstreme të motit, niveleve në rritje të oqeanit apo thatësirave.

Këto janë shtetet që përballen me rrezikun më të lartë në botë, dhe arsyet e këtij rreziku.

Si pasojë e përmbytjeve: Maldivet

Një studim parashikon që shumë nga ishujt e gjendur në nivele të ulëta do të bëhen të pabanueshëm brenda vitit 2050, nëse nuk ndërmerren hapa serioz për të ngadalësuar rritjen e nivelit të detit. Kjo është diçka e pritshme dhe në një mënyrë apo tjetër, ka nisur të ndodhë në vende si Haiti, Fiji apo edhe Filipinet.

Sidoqoftë, asnjë arkipelag nuk ndodhet më në rrezik në të gjithë botën në këtë çast, se sa Maldivet. Më tepër se 80% e ishujve të tij koralorë qëndrojnë në një nivel jashtëzakonisht të ulët prej 30 centimetrash mbi nivelin e detit, duke i bërë ata shumë të prekshëm dhe të ndikueshëm ndaj temperaturave në rritje.

“Ne po paguajmë me jetët tona, për karbonin e emetuar nga të tjerë njerëz,” thotë Mohamed Nasheed, një ish-president i Maldiveve për BBC.

Dhjetra mijëra banorë të këtij shteti janë shpërngulur në vendin e njohur si Hulhumale, një ishull i ndërtuar nga dora e njeriut, që ndodhet qëllimisht 2 metra mbi nivelin e detit për t’ju shmangur pasojave të rrezikshme që mban e ardhmja.

Pritet që mbi 200,000 banorë të shpërngulen aty gjatë viteve në vijim, për të ulur paska trysninë shtypëse që po ushtrohet mbi kryeqytetin, Malé.

Si pasojë e nxehtësisë ekstreme: Emiratet e Bashkuara Arabe

Banorët dhe turistët që vizitojnë UAE, do t’ju tregonin ekzaktësisht sa nxehtë bën atje. Temperaturat mesatare gjatë verës në këtë klimë shkretëtire kapin deri në 50°C, me zero reshje.

Ekspertë nga Instituti Teknologjik i Massachusets (MIT) besojnë se temperaturat rekord që regjistrohen në këtë vend ditët e sotme, do të bëhen të zakonshme deri në vitin 2070.

Kryeqyteti i Abu Dhabit, së bashku me disa pika të tjera përgjatë Gadishullit Arabik preken nga rreziku vdekjeprurës i temperaturave të larta.

Çdo individ ka limitet e veta të mbijetesës, ama besohet se një njeri mesatar do shkonte në gjende kritike pas vetëm 10 minutash ekspozimi ndaj temperaturave që i kalojnë 60 °C.

Një dekadë zhvillimesh të shumta përfshi atyre në turizëm kanë krijuar infrastrukturat të posaçme në ambiente të mbyllura ku temperatura kontrollohet sipas dëshirës dhe komfortit të njeriut – por kjo nuk do të mjaftojë në të ardhmen duke e bërë këtë shtet të begatë, të pajetueshëm.

Si pasojë e ngjarjeve ekstreme të motit: Japonia

Institute gjerman Germanwatch publikoi studimin rreth vendeve që janë më në rrezik si pasojë e ngjarjeve të motit ekstrem duke e vendosur Japoninë në vendin e parë, gjatë konferencës që u mbajt në Madrid vitin e shkuar.

Gjatë kësaj kohe, Japonia kishte përjetuar tajfune, valë të nxehta, rrëshqitje dheu dhe përmbytje të papritura që i morën jetën 1.282 njerëzve.

Gjërat arritën kulmin me Tajfunin Jebi, ngjarja e motit ekstrem më katastrofike që ka përjetuar ky shtet në 25 vitet e fundit, që shkaktoi dëme deri në €11 miliardë euro.

Nëse ngjarje të tilla nisin të ndodhin më shpesh dhe në shkallë më të gjerë, ky shtet mund të mos jetë më një vend i sigurt për të jetuar.

Si pasojë e thatësirave bujqësore: Sudani

Shumë prej kontinentit afrikan ende varet nga bujqësia për sa i përket tregtisë dhe ekonomisë por edhe ushqyerjes së njerëzve që banojnë aty.

Ndryshimet klimaterike së bashku me faktorë të tjerë njerëzorë janë të kthyer në një shkak për pasiguri ushqimore në vende si Malaui apo Zimbabve por Banka Botërore e ve Sudanin në krye të kësaj liste.

5 vite me parë u raportua se Sudani po përballej me një situatë emergjente që kishte dalë jashtë kontrollit për sa i përket furnizimeve të ndërprera me të korra dhe situata vetëm sa është përkeqësuar.

Më shumë se 80% e popullsisë në këtë shtet jetojnë në zona rurale dhe varen nga bujqësia dhe blegtoria. Çdo lloj ndërhyrje në ekosistemin e tij do të kishte pasoja shkatërruese për banorët e tij, duke e kthyer rajonin afrikano-verior në një zonë të pabanueshme për çdo lloj cilësie jete.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit