6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Rritet numri i rasteve të reja me coronavirus në Kosovë

Rekomandime

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa janë regjistruar 56 raste të reja.

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Sipas Zemajt, në 24 orët e fundit 56 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kurse 69 pacientë kanë arritur që të shërohen nga COVID-19.

Postimi i plotë i Zemajt:

- Advertisement -

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë.

Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve.

- Advertisement -

Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19.

Bashkë mund t’ia dalim!.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit