16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Alarmante/ Sot tre të vdekur në Infektivë, 2 nga Covid-19 dhe njëri në pritje të rezultatit

Rekomandime

Sot në orët e mëngjesit në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit.

- Advertisement -

I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19, ndërsa kryetari Smajl Latifi ka thënë se është punëtor i një ndërmarrjeje dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Indeksonline mëson se ka vdekur edhe një pacient tjetër, i prekur me Covid-19.

Poashtu në pritje të analizave për virusin Covid-19 janë edhe për personin e tretë, i cili ka vdekur gjatë ditës së sotme.

- Advertisement -

Indeksonline ka kontaktuar me mjekun kujdestar Shemsedin Dreshaj në Klinikën Infektive i cili nuk dha informata në lidhje me këtë gjë, por tregoi që në ora 15:00 do të ketë prononcim për media, ku do të jep detaje në lidhje me ngjarjet e fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit