8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Alarmi i ekspertëve: Çdo i ri që largohet nga Shqipëria shkakton 15 mijë euro në vit humbje

Rekomandime

Çdo i ri që largohet nga Shqipëria krijon 15 mijë euro në vit humbje në vend. Alarmi u dha nga ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, e cila i referohet të dhënave ndërkombëtare. Sipas saj, nga përllogaritjet për vitin 2018, largimi i emigrantëve i ka kushtuar Shqipërisë 330 milionë euro deri në 504 milionë euro kosto, që varion nga numri dhe niveli arsimor i tyre.

- Advertisement -

“Janë disa të dhëna jozyrtare sesa i kushton Shqipërisë largimi qoftë i një individi, i referohemi të dhënave ndërkombëtare si “Wester Foundation” që ka përllogaritur se për vitin 2018 kostoja që i kushton Shqipërisë largimi i emigrantëve është nga 330-504 milionë euro dhe kjo varion nga numri i emigrantëve dhe niveli i tyre arsimor. Problematikë është edhe fakti i së ardhmes, i humbjes që këta i shkaktojnë konsumit të ekonomisë shqiptare që prek PPB, dhe rrit kostot dhe është përllogaritur që çdo individ që largohet krijon 15 mijë euro në vit te konsumi”.

Për ekspertin e emigracionit Ilir Gedeshi, çështja e emigrimit është një çështje kombëtare, ndërsa thekson se karakteristikë e tij është largimi i trurit. “Emigracioni prek bizneset, nëse më parë largoheshin të papunët tani biznesi nuk gjen fuqi punëtore. Është emigracion që po merr karakteristikat e një “brain drain”. Emigrojnë persona me arsim të mesëm e të lartë. 40% “brain drain” dhe 30% me arsim të mesëm profesional dhe kjo ka impakt sa i takon jetës politike e sociale. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk i ka këto flukse”.

Për sociologun Gëzim Tushe shkaqet kryesore janë cilësia e shërbimeve në vend, joshja ndaj vendeve perëndimore që ecin me zhvillim të shpejtë, ndërsa te ne cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar. Sipas tij, qeveria nuk duhet ta shohë emigracionin si e drejtë individuale.

- Advertisement -

“Janë shkaqe të brendshme e të jashtme, të jashtmet kanë të bëjnë me atraksionin e perëndimit, që trendi i tyre lëviz me shpejtësi të mëdha si cilësia e shërbimeve, shëndetësisë, arsimit. Faktorët e brendshëm si papunësia, niveli i kriminalitetit, cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar dhe këto ndikojnë që njerëzit mendojnë që rruga është për të ikur. Emigracioni justifikohet ose në gjendje lufte, ose fatkeqësi natyrore, tani e kemi individual emigracionin. Qeveria duhet të gjejë shkaqet për ta demotivuar emigracionin dhe jo ta shohë si të drejtë individuale. Shkaqet, ritmi i reformave është shumë i ngadaltë, duhet përmirësuar cilësia e shërbimeve. Emigracioni po krijon plaken e popullsisë”.

Për eksperten Nunaj, një tjetër faktor që tregon rritjen e emigracionit është edhe rritja e remitancave. “Rënia e remitancave ishte kryesisht për periudhën e krizave që kanë kaluar vendet origjinë ku janë emigrantë si Greqia e Italia, ndërsa në 2021 sipas BSH-së, remitancat janë rritur dhe kanë qenë në nivelin më të lartë që nga 2019. Kjo vjen se emigracioni është edhe më i ri”./A2CNN

- Advertisement -

Shpërndaje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit