8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Alarmohen institucionet: Një shqiptar me koronavirus ka ikur nga spitali në Itali, ka rrezik të futet në Kosovë

Rekomandime

Një shqiptar i Maqedonisë që ishte prekur me koronavirus, ka ikur nga spitali Italian ku ishte i shtrirë dhe duke u trajtuar.

Reporteri.net ka mësuar se institucionet e Kosovës kanë marrë një alarmim nga pala maqedonase që personi mund të tentojë të futet në Kosovë.

- Advertisement -

Gazeta mëson se institucionet e sigurisë në Kosovë i kanë të dhënat e personit në fjalë, që nga emri, lloji i veturës si dhe targat e automjetit.

Ndërkohë, deri tani as institucionet e Kosovës e as pala maqedone nuk kanë bërë public ndonjë detaj për këtë rast, pasi akoma nuk është lokalizuar personi në fjalë.

Sidoqoftë, Kosova akoma nuk është e prekur me virusin famoz, ani pse mbi 10 raste të dyshuara ishin paraqitur në QKUK.

- Advertisement -

Në Maqedoni, ndërkohë, një rast është konfirmuar, gjë që ka ngjallur reagimin e të gjitha shteteve përreth, sidomos Shqipërisë dhe Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit