11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Alarmohet Serbia, seanca për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, mund të mbahet këtë javë

Rekomandime

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka qenë një çështje e hapur që kur Prishtina paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në atë institucion në maj.

Edhe pse përpjekja e parë për ta “shtyrë” këtë temë në rend dite dështoi, zyrtarët serbë paralajmërojnë se këtë javë duhet të mbahet një seancë ku do të vendoset zyrtarisht për fillimin e procesit që duhet të kulmojë me pranimin e Kosovës dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq pretendon se Serbisë dhe anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën po ju bëhet presion që të mos marrin pjesë në seancën e përmendur, shkruan portali serb Euronews.rs.

- Advertisement -

Siç tha Daçiq, duke mos qenë prezent, vendet do të pajtoheshin “në heshtje” për atë që është në rendin e ditës dhe shtoi se është thelbësore që Këshilli i Evropës aktualisht të kryesohet nga Irlanda, e cila dyshohet se i ka premtuar Kosovës që të fillojë procedurën për anëtarësimin.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është pjesë e pakos së planeve të Prishtinës kur bëhet fjalë për institucionet dhe organizatat ndërkombëtare. Dhe ndonëse vetëm një diskutim për këtë temë u mbajt në KE në fillim të tetorit, pa një datë të saktë se kur mund të ishte sërish në rend dite, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundmi paralajmëroi se procesi mund të fillojë më 2 ose 3 nëntor dhe presin që anëtari hungarez të largohet nga Komiteti i Këshillit të Evropës dhe t’i zëvendësohet nga ai lituanez.

Nëse kjo do të jetë vërtet në rendin e ditës dhe si mund të përfundojë gjithçka, është e pasigurt të parashikohet. Ajo që ndryshon, për shembull, nga përpjekja e Prishtinës për t’u anëtarësuar në Interpol, për të cilën në fund e tërhoqën kërkesën, ka të bëjë me specifikat e këtij institucioni evropian dhe të vendeve që e përbëjnë atë. Ambasadorja e Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq tha së fundmi se “numrat nuk janë në favorin e Serbisë”.

- Advertisement -

Këshilli i Evropës në fokus

Dhe Daçiq thekson se Serbia është në pozitën më të vështirë në Evropë për shkak se numri më i madh i vendeve evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Balanci i pushtetit në KE është i tillë që garanton se ndoshta do të kalojë ai vendim. Pengesa kryesore për dëshirën e tyre është që deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të jetë pranuar pa konsensus dhe prandaj jemi nën presion. Ata duan të tregojnë se tani, kur e përjashtuan Rusinë nga KE, janë unike dhe për këtë po bëjnë presion mbi ne dhe mbi vendet që nuk e njohën Kosovën që të mos jenë të pranishëm në seancë, në mënyrë që të biem dakord në heshtje për të filluar atë procedurë”, tha Daçiq.

Ai shtoi se aktualisht kryeson Irlanda, e cila i ka premtuar Kosovës se do të inicojë procedurën për anëtarësimin e Kosovës në atë organ.

“Sidoqoftë, presidenca e tyre tani ka mbaruar dhe për këtë arsye është data 3 shumë e rëndësishme për të parë se çfarë do të ndodhë, sepse ekziston një plan irlandez-gjerman me formulim që nuk është shumë i qartë se ata do të mbështesin Kosovën, por që ende është dërguar për në shqyrtim “Ne jemi absolutisht kundër fillimit të çfarëdo procedure dhe do të luftojmë për të deri në fund dhe kjo është gjëja e parë e rëndësishme me të cilën po përballem në pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme”, theksoi Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit