3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Alarmon eksperti: Ja ‘tërmeti’ politik që do ta përfshijë Kosovën në vitin 2020

Rekomandime

“Sistem kriminal i cili më mirë kishte qenë mos me ekzistuar fare se më qenë kaq i mbrapsht. Uroj që nga fillimi i vitit të ri të fillojnë “ tërmetet” e vogla, e pastaj ai i madhi që do t’i nxjerre jashtë të gjithë ata që për kaq shume vite vepruan kaq keq e kaq e mbrapsht në dëm të këtij shteti”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e fushës së të drejtës, vazhdojnë të shprehen të bindur se arsyeja kryesore e izolimit të shtetit të Kosovës, që është bërë si dele e zezë në mes të Ballkanit, është dështimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

- Advertisement -

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” edhe eksperti i kësaj fushe, Hasan Preteni.

Sipas Pretenit, problemi kryesor pse vendi ynë po mbetet edhe më tutje i izoluar në krahasim me rajonin, është pikërisht tek sjellja jo serioze e politikës dhe institucioneve të drejtësisë karshi kërkesave të BE-së për tu ballafaquar me krimin, detyrë që do të duhej ta marrin seriozisht prokurorët dhe gjyqtarët, pasi ata që paguhen me paga të majme nga shteti për ta zbatuar ligjin.

Hasan Preteni

Me të drejtë çdo qytetar mundë ta shtron pyetjen se çka po i pengon prokurorët dhe gjyqtarët që të mbështesin me shpatulla për muri mafio-oligarkët që qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit dhe janë urdhërdhënës të çdo vendimi me pasoja ekonomike, politike e sociale për vendin.

- Advertisement -

Shpresa e vetme, për të pasur një lëvizje pozitive nga vendnumërimi, nga pika zero mbetet ndryshimi që pritet së shpejti në politikën kosovare, një tërmet i vogël në politikë por që duhet të sjell ndryshime të mëdha në drejtësi, një cunam në sistemin e kalbur dhe të kapur të drejtësisë nga politika.

Mjaftoi një tërmet për të kuptuar se cili është niveli i ndërtimit në Shqipëri! Analog kësaj edhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë duhet të ndodhë një tërmet i vogël dhe do të dalin të gjitha të palarat e tij”, tha Preteni për ”Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka dëshiruar këtë sistem kriminal të drejtësisë që e kemi tani, as nuk ka kontribuar në ndërtimin e tij, por themelet e tij të mbrapshta i ka vendosur politika.

Prandaj duhet të shembët së bashku me shembjen e politikës, tërmetit politik që po pritët të ndodhë nga fillimi i vitit që vjen. Sistem kriminal i cili më mirë kishte qenë mos me ekzistuar fare se më qenë kaq i mbrapsht. Uroj që nga fillimi i vitit të ri të fillojnë “ tërmetet” e vogla e pastaj ai i madhi që do ti nxjerre jashtë të gjithë ata që për kaq shume vite vepruan kaq keq e kaq mbrapsht në dëm të këtij shteti”, deklaroi Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit