10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Alarmon Sheholli: Në veri janë mbledhur njerëz të panjohur, nuk janë banorë të kësaj pjese

Rekomandime

Drejtori i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se në veri të Kosovës janë mbledhur shumë njerëz të panjohur.

- Advertisement -

Ai bëri të ditur se këta njerëz nuk i ka parë ndonjëherë më parë në veri.

“Si kësaj radhe nuk ka qenë kështu kurrë më herët. E shoh një mobilizim të jashtëzakonshëm të njerëzve të cilët unë nuk i kam parë më herët në veri, ka njerëz të panjohur që nuk janë banorë të asaj pjese. Nuk dua të spekuloj janë rus apo të tjerë, por që ka njerëz edhe për të cilët vet serbët thonë që nuk janë të kësaj pjese. Nuk e di qysh kanë hyrë në Kosovë”, tha Sheholli.

Sheholli tha se këta njerëz flasin serbisht, por serbët e veriut i kanë konfirmuar atij se nuk janë banorë të kësaj pjese ( veri të Mitrovicës).

- Advertisement -

“Ata flasin serbisht por është një numër i tyre për të cilët serbët e veriut thonë nuk janë banorë të kësaj pjese”, tha ai duke shtuar se beson që organet e sigurisë janë në dijeni për këto çështje për ata njerëz që mund të kenë detyra të tjera nga Serbia, Beogradi zyrtar apo Lista serbe.

Sheholli tha se dje ka pasur aktivistë të Institutit që e kanë informuar për këtë çështje, por kjo sipas tij u bë zyrtare edhe “që ka pasur gjuajtje në stacion policor në një fshat që e thërrasin Jabuka”.

- Advertisement -

“Tash këto turmat që do të bëhen të dielën, etj. Nuk e di sa jemi të gatshëm ne që t’i kontrollojmë për arsye se atje serbët 95 për qind janë polic serb”, tha mes tjerash ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit