5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Alarmon Shqipëra: Serbia po përgatit planin për të vepruar në Kosovë pas tensioneve Rusi- Ukrainë

Rekomandime

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është një nga çështjet më të rëndësishme dhe shqetësuese në mbarë botën.

- Advertisement -

Madje, ministri i Shqipërisë, Niko Peleshi ditë më parë deklaroi se kjo çështje mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe proceset politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi të cilat mund të ndikohen nëse ndodh një suIm ushtarak atje.

“Nuk dua ta mendoj si përpIasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konfIikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre”, tha Peleshi.

- Advertisement -

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është një nga çështjet më të rëndësishme dhe shqetësuese në mbarë botën.

Madje, ministri i Shqipërisë, Niko Peleshi ditë më parë deklaroi se kjo çështje mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe proceset politike mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ai përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi të cilat mund të ndikohen nëse ndodh një sulm ushtarak atje.

“Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konflikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre”, tha Peleshi.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot” e mirëkuptoi shqetësimin e ministrit shqiptar për veriun e Kosovës.

Mirëpo, sipas tij kjo gjë nuk mund të ndodhë për shkak të pranisë së KFOR-it dhe Amerikës në vendin tonë.

ImageAnalisti politik, Faton MehmetiFOTO GALERI
“Duke qenë ministër i mbrojtjes është i kuptueshëm shqetësimi i Niko Peleshit për luftën e pritshme Rusi-Ukrainë. Natyrisht se shqetësimi lidhet me Kosovën, megjithatë prania e KFOR-i dhe konkretisht e SHBA-së në Kosovë besoj se eviton një mundësi të tillë”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, ai potencoi se në rast se ndodhë ndonjë sulm nga Serbia, Shqipëria duhet të koordinohet me Kosovën

“Pavarësisht kësaj, Shqipëria e ka obligim kombëtar të ketë shqetësim, jo vetëm kaq por edhe të koordinojë me Kosovën veprime në rast se ndodhë një sulm nga Serbia, pavarësisht se prania e KFOR-it amerikan jep garancë për mbrojte”, theksoi Mehmeti.

Megjithatë, analisti tha se mund të ketë provokime nga shteti serb, por që nuk do të shpërthejë ndonjë konflikt i armatosur si në Ukrainë.

“Por, s’do mend se do të ketë tentativa nga ana Serbisë për të provokuar situatën, por nuk besoj deri në atë shkallë sa të shpërthejë ndonjë konfIikt i armatosur si në Ukrainë”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot” e mirëkuptoi shqetësimin e ministrit shqiptar për veriun e Kosovës.

Mirëpo, sipas tij kjo gjë nuk mund të ndodhë për shkak të pranisë së KFOR-it dhe Amerikës në vendin tonë.

ImageAnalisti politik, Faton MehmetiFOTO GALERI
“Duke qenë ministër i mbrojtjes është i kuptueshëm shqetësimi i Niko Peleshit për luftën e pritshme Rusi-Ukrainë. Natyrisht se shqetësimi lidhet me Kosovën, megjithatë prania e KFOR-i dhe konkretisht e SHBA-së në Kosovë besoj se eviton një mundësi të tillë”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, ai potencoi se në rast se ndodhë ndonjë sulm nga Serbia, Shqipëria duhet të koordinohet me Kosovën

“Pavarësisht kësaj, Shqipëria e ka obligim kombëtar të ketë shqetësim, jo vetëm kaq por edhe të koordinojë me Kosovën veprime në rast se ndodhë një sulm nga Serbia, pavarësisht se prania e KFOR-it amerikan jep garancë për mbrojte”, theksoi Mehmeti.

Megjithatë, analisti tha se mund të ketë provokime nga shteti serb, por që nuk do të shpërthejë ndonjë konflikt i armatosur si në Ukrainë.

“Por, s’do mend se do të ketë tentativa nga ana Serbisë për të provokuar situatën, por nuk besoj deri në atë shkallë sa të shpërthejë ndonjë konflikt i armatosur si në Ukrainë”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit