13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

DW: Millosheviçi ka vdekur, por idetë e tij ende lulëzojnë

Rekomandime

Para dy dekadash filloi procesi kundër presidentit serb, Slobodan Milosheviç, i cili vdiq në qeli i pa dënuar.

Por idetë e tij që çuan në Iuftën e Jugosllavisë, në vrasjen e shkatërrimin jetojnë ende, shkruan Deutche Welle.

- Advertisement -

Vetëm para pak ditësh u emërua Momçilo Babiç ambasador serb në Rusi.

Ky njeri në vitet 90-të bënte pjesë në rrethin e ngushtë të familjes së Slobodan Milosheviçit.

Sot (12.02)para 20 vjetësh filloi procesi kundër Milosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

- Advertisement -

Presidenti serb, që gati ishte deklaruar në sundimtar të pakufizuar, akuzohej për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

I akuzuari, politika e të cilit kontribuoi në luftërat që shpërbënë shtetin shumëkombësh, Jugosllavinë, nuk e pranoi legjitimitetin e gjykatës.

- Advertisement -

Ajo ishte thjesht “ilegale”. Katër vite më vonë Milosheviçi ndërroi jetë nga infarkti në zemër para shqiptimit të dënimit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit në Paris, Milosheviçi, në qendër presidenti kroat, Franjo Tuxhman, djathtas ai boshnjak, Alija Izetbegoviç – Pas tyre presidenti francez, Zhak Shirak, kancelari Helmut Kohl, presidenti Bill Klinton, etj. 14.12. 1995
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit