2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Albena Reshitaj zbulon detaje nga mesazhi që i dërgoi Daut Haradinaj në ditën kur Vjosa Osmani votohej për presidente

Rekomandime

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e cila nuk iu bind vendimit të partisë dhe mori pjesë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, ka folur edhe një herë për votën e saj.

- Advertisement -

Ajo është pyetur edhe si do të veprojë nëse do të përjashtohet nga AAK-ja.

“Nuk e kam menduar këtë. Unë nëse arrijnë që d.m.th. individ të caktuar të jenë aq të ndikueshëm që të bëhet një përjashtim për mua, unë e kam potencuar se zgjidhje e kam të kalojë si deputete e pavarur”, tha ajo.

Reshitaj ka treguar se ditën e votimit të Presidentes i ka shkuar një sms nga Daut Haradinaj i cili i ka kërkuar që të tërhiqet nga seanca.

- Advertisement -

“Tani ju jeni gazetarë dhe ju mirëkuptoj me të gjitha paragjykimet që mund t’i krijoni dhe po ashtu edhe opinionistët dhe më vjen keq se ata bazohen në të kaluarën. Unë mendoj që jam një shembull që e kam marrë një vendim të tillë vetëm në arsyet profesionale e humane dhe nuk e kam bërë në asnjë moment për arsye të tjera. Thjeshtë e kam bërë një gjë të tillë sepse kam konsideruar se duhet të jemi bashkë. Dhe pastaj do të qëndrojmë në pozitë e opozitë. Unë e kam thënë disa herë që në forume partiake e kam diskutuar këtë çështje dhe jam munduar ta bind edhe grupin parlamentar dhe nuk e kam gjetur përkrahjen. Si nënkryetar e partisë kam pasur të drejtë të jap mendimet e mia. Në ditën e dytë në mes të dy seancave më ka kontaktuar me sms z.Daut Haradinaj dhe unë nuk e kam ditur se ai nuk është informuar dhe ka kërkuar që unë të tërhiqem. Unë e kisha marrë vendimin dhe nuk mund të tërhiqesha”, tha ajo.

Reshitaj ka thënë se vendimi i saj për të marrë në senacë ka qenë i drejtë.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu është shprehur se AAK-ja duhet të reformohet.

“Fillimesh më lejoni të them se çdo parti politike tashmë duhet ta kuptojnë që rrethanat politike në Kosovë kanë ndryshuar, mos të harrojmë se kemi votues të ri që kanë një qasje tjetër dhe ne duhet të bëjmë reforma. Prandaj kur ofrohet një kudër i përgatitur duhet ta vlerësojmë edhe për mendimin e tij. Unë shpesh ka raste kur në rrugëtimin tim politik jam ndikuar nga miq, kolege dhe student. Çdo parti politikë duhet të jetë e gatshme. E vetmja zgjidhje për të fituar progres janë reformat e thella. Nuk mund të kërkosh kapacitet më të madh te një njeri i cili për disa dekada ka dhënë aq sa ka dhënë”, ka shtuar Reshitaj në ATV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit