13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Weber: T’u bëhet e qartë Thaçit e Vuçiqit kjo gjë

Rekomandime

Weber: T’u bëhet e qartë Thaçit e Vuçiqit – s’ka perspektivë evropiane nëse thoni se duhet harruar BE-në

Duke qenë se shumica e partive politike dhe e liderëve në vend thonë se pa pjesëmarrjen amerikane në dialog, nuk ka gjasa që të arrihet gjë përfundimtare, analisti gjerman, Bodo Weber, thotë se kjo çështje duhet shikuar nga dy kënde.

- Advertisement -

Nga këndi i Kosovës natyrisht, për politikën kosovare, së cilës nuk mund t’i them se çfarë duhet bërë, është vështirë ta kesh një pozicion të pavarur kur e ke një konflikt transatlantik. Askush nuk i ndal politikanët kosovarë ta mbajnë pozicionin e vet për ta mbrojtur integritetin territorial dhe interesin kombëtar, pavarësisht a është qasje kritike ndaj SHBA-së dhe BE-së, porse kemi nevojë bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së. Tash nuk e kemi. E kemi SHBA-në duke ia futur thikën në shpinë BE-së. Vetëm kujtojeni deklaratën e përbashkët të Kuintit më 24 mars dhe më pas deklaratën e Kosnettit me qëndrim të kundërt. Tash SHBA-ja ka nis luftën për ta marrë dialogun duke e dëmtuar dialogun dhe ne, pra BE-ja, nuk po i futet asaj lufte”, shprehet analisti gjerman.

Ai thotë se dialogu mes dy vendeve ka pësuar vdekje klinike në 18 muajt e fundit “sepse Evropa nuk është angazhuar shumë”.

E keni parë se me thirrjet e znj. Merkel me kryetarin Vuçiq se nëse ka bile pak lidership nga BE-ja apo brenda BE-së, atëherë mund t’i zhbllokoni gjërat. Si te rasti i tarifave dhe pengesave tregtare. Prandaj jam i bindur se nëse BE-ja e pranon konfrontimin me SHBA-në dhe ngul këmbë për t’i thënë z. Thaçi, ‘nëse thoni se duhet harruar BE-në’ atëherë duhet t’ua shpjegoni elitës dhe popullit se nuk do të ketë më perspektivë evropiane për anëtarësim në BE për Kosovën. E njëjta vlen edhe për Serbinë, kur Vuçiqi mes krizës së koronës thotë mos ia varni veshin Evropës, se nuk po na ndihmon, pra po i kthehemi Kinës, edhe këtu BE-ja duhet të jetë shumë e qartë e t’i thotë se me këtë s’ka perspektivë anëtarësimi në BE dhe se kjo punë ngre pasoja”, thekson Weber për emisionin Desku.

- Advertisement -

Analisti gjerman thotë se po qe se BE-ja vjen në vete dhe i qaset seriozisht problemit, atëherë “asnjë performancë e dëmshme amerikane s’do të mund t’ia merrte rolin udhëheqës në dialog, përderisa do të ketë mundësi që të arrihet një marrëveshje mes BE-së dhe SHBA-së, ashtu që SHBA-ja të jetë pjesë e procesit”.

Gjithashtu, Weber thotë se nëse Grenelli do që të promovojë ekonominë, “është më se i mirëseardhur që t’i bashkojë forcat me BE-në dhe të fokusohet në aspektet ekonomike, por përbrenda një procesi politik të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”.

- Advertisement -

E atëherë SHBA-ja do të jetë me një tavolinë me Brukselin, ashtu siç ka qenë përherë. Por kjo ka qenë në kohën kur BE-ja e pa pasur një pozicion, kur kishte strategji fillestare, e jo të mos ketë bashkim si në kohën e Mogherinit, e më pas duke mos pasur qartësi e as qëndrim duke e lejuar z. Grenell të veprojë me javë e muaj para se të dilnin me qëndrim të përbashkët francezo-gjerman”, ka theksuar analisti gjerman, Bodo Weber.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit