1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Albin bre, më more n’qafë edhe mua!

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka thënë se ish-kryeministri Isa Mustafa, kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, me porosinë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të flet hapur për temën e Asociacionit, pasi sipas tij, ai po u “vë çelësin fjalimeve” të tij.

- Advertisement -

Lajçi ka thënë se pushtetarët “analfabetë” të deritanishëm, kanë nënshkruar dokumente pa e ditur çfarë ishin ato letra.

Reagimi i Lajçit në Facebook:

Albin bre, me more n’qafë edhe mua!

- Advertisement -

Sot desha me iu shkrua për babën e lepurit.

Vallahi po! Se nuk keni faj që s’e dini, se janë ba shumë vesh llapoça që po flasin!

- Advertisement -

E qysh mos me iu shkrua, kur krejt Rugova e cirme kishin pas kesh me haxhajt, e u kishin pas thanë; këta krejt marrana janë!

Rugova e cirme kanë thanë, unë jo. Na të Drelajve, rrimë tan ditën të xhamia e nuk flasim!

A dini pse po du me iu kallxua për babën e lepurit?

Veç, amani iu koftë, mos i kallxoni Rexhep Elezit, se ma merr inati e nuk m’flet! S’ka faj se i don Haxhajt fort!

E qysh mos me iu kallxua kur krej Stankajt e Bogët, ishin kjenë hingirisë me marranat, kur këta ishin kjenë dalë deri n’Vaganica mbas magarit, tue ba seri, se çka mundet me kjenë ky veshllapoç!

Tue hi n’kufi t’Cernagorës, njenin e kapi barku e hini n’kleka, mu shlirua. Sa i lëshoi tirqit poshtë, nji lepur duel prej klekës e ky me tirqi nëpër kambë shkoi mbas tij tue bërtitë: A po e shihni more zogun e tij. Po ky kjeka baba i lepurit!
Advertisement

E ta-kauuuu krisi pushka!

Stani bre, bërtiti boshnjakçe polici!

Shko dh*** n’tokën tande, jo n’tokën që na e ka falë Thaçi e Ramushi!

Ky rrokotel ra gëlliave tue u çkulë.

Vallahi sot deshta me iu shkrua për magarin, po rugovasi im u rrokotel kaçubave e dulen si lepujt, Blerta e PDK-së, Besniku i AAK-së e Ramushi me gurin e kufinit n’krah.

Enveri e kishte marrë nji bos bore e sa mujke i fërkojke buzët!

Kur i gjujti me borë të tan bërtitën: Pranoje asociacionin e mos fol muhalife n’Bruksel, more garip, se Isa e ka nënshkrua me aminin e Hashimit!

Mos e përmend Çakorrin, se m’ka mbetë guri n’shpinë, e s’po di ku me çua.

Merre e ngule n’Urën e Ibrit, n’daç mos me na prishë me Amerikën, se nuk i kemi numrat me ta thye qafën edhe njiherë!

*

Ti bre djal, me more n’qafë edhe mua!

Le që po flet mirë, por fjalimeve po ua vë çelësin, e ne s’po mundemi mendimet tua me i çelë!

Fol kutrum si këta bre djalë, se sa herë po dua me i shkrua tregimet, po m’dalin para analfabetët e pushtetit njëzetëvjeçar, që kanë vu firma pa ditë ç’kan shkruen n’letra, e tash kërkojnë prej teje me kërkua falje n’Bruksel. Medemek mos m’u idhnua Evropa e Amerika!

Nënshkruej si na, po t’thonë, e mos folë për fajet e tona, se ato janë t’vulosuna!

As Haga nuk i ndreq as Shtëpia e Bardhë!

Dreli i Drelajve, 20.06.2021

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit