1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Albin dhe Vjosa nuk jeni vetëm, me ju janë shumica e shqiptarëve

Rekomandime

Nga Skënder Kapiti

- Advertisement -

Albin  Kurti dhe Vjosa Osmani, dijeni se me ju janë shumica e shqiptarëve, sepse politika, pushteti dhe profiterët prej tyre janë një pakicë e papërfillshme.E nisa këtë shkrim për t’iu mbështetur dhe inkurajuar që të mos ndaloni dhe as mos të dorëzoheni para shpifjeve, shantazheve dhe as nga intrigat dhe as nga intrigantët e politikës dhe të ish-pushtetit e pushtetit si në Kosovë dhe nga Shqipëria. Të gjithë: politika, politikanët e pushteti e pushtetarët e mbrapshtë si dhe ata individë  që kanë spekuluar, vjedhur, grabitur, korruptuar e dhe që kanë tradhtuar publikun dhe kombin si ata të Kosovës dhe ata të Shqipërisë, pra e gjithë politika e vjetër është bashkuar kundër jush, por ju jeni të pasfidueshëm deri sa të keni mbështetjen e madhe e të fuqishme të Kosovës, popullit të saj si dhe të shumicës së shqiptarëve kudo ndodhen ata.

Albin dhe Vjosa, Vetting-u në Kosovë është domosdoshmëri jetike dhe i pashmangshëm. Për këtë juve u ka votuar populli i Kosovës me 14 Shkurt 2021.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ta keni të qartë dhe mbajeni parasysh gjithmonë këtë se: verdikti dhe vullneti i popullit janë të pasfidueshëm, dhe se populli nuk e fal gjithmonë as  mosmirënjohjen dhe as tradhtinë.  

- Advertisement -

Albin dhe Vjosa asnjeherë mos i harroni ata intelektualë besnikë e të sinqertë me të vërtetën, mos i harroni ata besnikët e patriotizmit dhe ata që kanë mbështetur gjithmonë dhe sinqerisht misionin dhe vizionin tuaj për drejtësinë, për të vërtetat, ligjin, për zhvillimin, për shtetin ligjor dhe për patriotizmin!

Albin dhe Vjosa veproni se jeni në rrugë të mbarë, dhe mos u merakosni se cfarë llomotisin ziliqarët, nihilistët, zullumqarët, të korruptuarit, dështakët dhe ata që spekuluan dhe e rrënuan Kosovën për interesa personale!

- Advertisement -

Albin dhe Vjosa arma juaj më e fortë është pakorruptueshmëria, pastërtia morale e politike, sinqeriteti dhe patriotizmi që ju karakterizon. Këto janë virtytet tuaja dhe prandaj Kosova ua besoi drejtimin e shtetit, dhe se edhe në zgjedhjet lokale vetëm sa do të shtohet besimi qytetar te ju. Prandaj veproni për kryereformën, për miratimin e Reformës së reformave, për Vetting-un i cili do ta reformatojë edhe shtetin.

Procesit të Vetting-ut duhet t’i nënshtrohen të gjithë ata të cilët kanë qenë në poste drejtuese politike, qeverisëse qëndrore e lokale, administrata, drejtësia me të gjithë bandën politike, korruptive e kriminale  të gjyqtarëve e prokurorëve; të gjithë pa përjashtim madje edhe drejtuesit e shoqatave të shoqërisë civile; të gjithë duhet të kalojnë në sitën e Vetting-ut. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit