4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Albin Kurti do të kërkoj “bekimin”e Hashim Thaçit

Rekomandime

Kandidati për kryeminister Albin Kurti shumë shpejt do ta ketë përballjen më njeriun të cilit aq shumë herë i kërkoj llogari për të keqijat që ndodhin në vend e sidomos korrupsionin.

Presidenti aktual i Republikës se Kosovës Hashim Thaçi do të duhet ta pres në zyren e tij Kurtin për ta shënuar kështu përballjen më të merzitshme apo më të sikletshme që ndonjeherë dy akterët kanë mundur të kenë në jeten e tyre.

- Advertisement -

Kurti i cili gjithë kauzen e tij politike e ka filluar dhe vazhdon ta mbaj më kritikat e ashpëra kundër krimit e korrupsionit e sidomos kundër Presidentit Thaçi tash realisht do të kërkoj “bekimin” e Thaçit për të shkuar në Kuvend si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Presidenti i Republikës se Kosovës Hashim Thaçi edhe përkundër mos deshirës se tij që mund ta ketë për mandatimin e Albin Kurtit si kryeministër të Kosovës ai asesi nuk mund ti anashkaloj obligimet e veta kushtetuese.

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një bisedë për “Bota Sot” ka thenë Presidenti i vendit e ka për obligim të veproj bazuar në nenin 95.5.

- Advertisement -
Blerim Burjani

“Janë afatet që ai duhet të veproj, pra menjehere pas certifikimit të zgjedhjeve edhe pse nuk ka afat kushtetuese ai e fiton të drejtën kushtetuese të veproj.

Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër,në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

- Advertisement -

Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë(15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit” ka thenë Burjani. Sipas tij Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të anashkaloj obligimet e veta kushtetuese.

“Kjo është e qartë ai mund të zvarrit procesin por jo më shumë se afatet normale kushtetuese për themlimin e institucionëve nuk mund të ndodhë të shkaktojë ngërq presidenti dhe atë në mënyrë direkte” ka shpjeguar juristi dhe analisti politik Blerim Burjani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit