16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Albin Kurti e cilëson socialist presidentin e SHBA’ve, Joe Biden

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të tijën për ‘European Western Balkans’, e ka cilësuar si socialist presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në këtë intervistë, Kurti është pyetur në lidhje me qasjen e administratës Joe Biden, me dialogun Kosovë-Serbi.

Pyetja e saktë e gazetarit është kjo: “Në përgjithësi, a shihni ndonjë ndryshim të madh në qasjen e SHBA’ve ndaj marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbi – Kosovë, që nga ndryshimi i administratës në Washington, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis SHBA dhe administratave të BE’së mbi dialogun?”

Kurti në këtë përgjigje ka folur për Biden, duke e cilësuar si socialist.

- Advertisement -

“Në një nivel, SHBA, mban qëndrimin e saj për Kosovën e pavarur, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet atje. Por, pastaj, përsëri, ka disa ndryshime. Presidenti Biden dëshiron të forcojë marrëdhëniet Trans-Atlantike midis SHBA’ve dhe Evropës. Ai është një social demokrat dhe gjithashtu ka një politikë të bazuar në vlera ku nga dialogu dëshiron të ketë një rezultat transformues, jo qasje transaksionale.”, tha Kurti.

Ndërkaq kujtojmë që gjatë zgjedhjeve Joe Biden ka thënë se ai nuk është socialist dhe një nofkë të tillë ai e ka mohuar që moti.

- Advertisement -

“Unë nuk jam socialist, e munda në zgjedhje një socialist”, kishte thënë Biden, në fitoren e tij kundër Bernie Sanders

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit