Kreu i LVV-së, Albin Kurti, me një pjesë të anëtarëve të partisë sot ka shkuar në Stubëll të Vitisë për nder të Festës së Krishtlindjeve.
Në këtë vizitë, Kurti është parë me ish-ministrat në Qeverinë “Kurti”, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia.
Gjatë vizitës në njërën nga shtëpitë që ka shkuar Kurti ajo se çka bie në sy është edhe prania e Nehat Idrizit, personit që ka shpallur kandidaturën për president.
Gjithashtu, në fotografitë që ka siguruar Express-i shihet edhe kryetar i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti.