18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Qeveria bëhet gati për ta pritur Grenellin

Rekomandime

Qeveria e Kosovës është bërë gati për ta pritur ambasadorin Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Grenell vjen në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.

Ambasadori Grenell pritet ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për zbatimin e marrëveshjeve të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara dy javë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Punonjësit e Qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit