Analistja Kimete Berisha ka vazhduar me ofendime të ulëta ndaj kryeministrit Albin Kurti. “Këmbët te ‘Rubikoni’ i mban hapur si Sharone Stone te ‘Pasionet e ulëta!”, ka shkruar Berisha. Në atë film, kur aktorja hap këmbët i del organi gjenitaI dhe është ndër skenat më të përfolura filmike. Pos ofendimeve, analistja ka vazhduar edhe me akuza të rënda pa asnjë bazë ndaj kryeministrit të vendit, që dikur e lajkatonte nëpër postimet e saj.
Postimi i plotë:
E vetmja gjë që sot shkëlqen tek Albin Kurti janë kundrat e tij të llakirata.
Kryeministri i popullit më të varfër në Evropë vizllon si ata gilipterat me dhëmbë të dukatit, që endeshin kah gjimnazi me xhipa
të vjedhur (për m’i mashtru femrat)…me vetulla të ndukta, me flokë zeytin, e me dy sahata.
Fajin për mjerimin dhe varfërinë e shqiptarëve ia lë luftës në Ukrainë. Ukraina e paska detyruar Kosovën ta rrisë çmimin e rrymës vetëm për shqiptarët.
Fëmijët shqiptarë i mashtron me bombone.
Gratë lehona i trajton si lypëse.
Pensionistët i trajton si ‘tepricë’.
Veç marrëveshjen me Serbinë e pranon edhe pa nënshkrim, kaq sevda që ka për armikun…
Këmbët te ‘Rubikoni’ i mban hapur si Sharone Stone te ‘Pasionet e ulëta!
Është thjesht një mashtrues.
Një rrenës i tmerrshëm.
Është tregtari më i madh i vuajtjes, i gjakut dhe i plagëve të shqiptarëve, tregtar i varrezave të dëshmorëve, është tregtar i shpresës së shqiptarëve.
Nuk ka lënë sentiment e ideal pa shitur.
Nuk ka lënë shqiptar pa mashtruar.
Me Albin Kurtin Republika e Kosovës po zhbëhet.
Me Albin Kurtin Kosova u bë pijac i Serbisë e Kisha Ortodokse u bë ‘Zot i Kosovës’!
– Por, ka nisur të nervozohet. Kjo është me rëndësi.
Dhe gjendjen e rënduar psikike ia zbulon nevoja e madhe për t’u ‘reklamuar’ në TV-të që i ka mohuar e nënçmuar.
Ky është fillimi i fundit të tij: nevoja për t’u ‘dukur’!
P.S. Adriatiku, gazetari mē i mirë, pas meje