-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Albin Kurti i shkon në zyre Vjosa Osmanit

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para pak minutash i ka shkuar në zyre kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.Kështu kanë thënë burime të Gazetës Blic brenda Kuvendit të Kosovës, burime të cilat e kanë parë Kurtin teksa hynte në zyrat e kryetares se Kuvendit.“Para pak çastesh Kurti ka shkuar tek zyrat e Vjosa Osmanit”, ka thënë ky burim për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar që të marrë një deklaratë nga Vjosa Osmani në lidhje me këtë takim, apo për atë se për çka janë takuar, por ajo nuk është përgjigjur.Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në mbledhjene Kryesisë së LDK-sëë, por edhe sot në mbledhje të Grupit Parlamentar ka dalë kundër procedimit të mocionit ndaj Qeverisë Kurti.Madje, sipas burimeve të Gazeta Blic, ajo sot ka theksuar se prishja e koalicionit me VV-në, nënkupton që LDK po shkon në koalicion me PAN-in.

Sidoqoftë, pak më herët Kurti kishte një takim edhe më zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se pavarësisht zhvillimeve politike do të punojnë 24 orë që të mbajnë të fortë sistemin shëndetësor e që qytetarëve të mos u mungojë asgjë që lidhet me shërbimet bazike, siç janë shërbimet shëndetësore, komunale e deri te ato bankare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka njoftuar sot në mëngjes takuar me Kryeministrin Kurti dhe disa nga ministrat për të dakorduar masat për mbështetje të bizbeseve, me qëllim që bizneset të jenë në gjendje të ofrojnë mallra e shërbime për qytetarë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Mobilizimit e përkushtimit tonë në luftë kundër Covid-19 nuk do t’i mungoj energjia e vullneti. Pavarësisht zhvillimeve politike, do të punojmë 24 orë ta mbajmë të fortë sistemin tonë shëndetësor karshi këtij armiku të padukshëm.Sot me mëngjes jemi takuar me Kryeministrin Kurti dhe disa nga ministrat për të dakorduar masat për mbështetje të bizbeseve, me qëllim që bizneset të jenë në gjendje të ofrojnë mallra e shërbime për qytetarë.Jemi duke bërë krejt çka është në dorën tonë që ata qytetarë që tash sa ditë gjenden në kushte karantine, të mos u mungoj asgjë që lidhet me shërbimet bazike, siç janë shërbimet shëndetësore, komunale e deri te ato bankare.Askush nuk do të mbetet anash. Askënd nuk do të lejojmë të vuaj për nevojat e përditëshme.Lufta s’do jetë e lehtë! Por, kujdesi juaj e përkushtimi i përbashkët do na nxjerrë faqebardhë.#RriNeShtepi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit