-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Albin Kurti i tregoi botës kush është Serbia në CNN, të tjerët në televizone të Kosovës

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Ekziston një dallim thelbësor në mes të Albin Kurtit dhe ish kryeministrave tjerë të Kosovës. Ky di anglisht dhe është në gjendje të jetë si palë kredibile edhe në televizionet kryesore të botës. Ishte para disa javësh në Sky News, tash së fundmi në CNN. Aty ai qartë ia tregoi botës pozicionimin e Serbisë krah Rusisë, duke e diskredituar keq para miliona shikuesve.

Dikush mund të thotë që bota e di kush është Serbia. Jo, ju them me bindje të plotë që nuk e di.

Përkundrazi, bota përendimore si pasojë e raportimeve të zymta të bëra nga mediat e shumta ndërkombëtare, ka një përceptim shumë negativ për Kosovën.

- Advertisement -

Pjesa më e madhe e populatës përendimore e ka të konceptuar në kokën e vet që vendi ynë është i egër, në luftë të vazhdueshme dhe nuk guxojnë as të trupojnë këndejpari.

Mijëra nga ta, ata më të guximshmit normalisht, kur e kanë vizituar Kosovën kanë ndryshuar komplet bindje. E kanë pa që ne nuk jemi njerëz të egër, këtu jetohet dhe mund të ndihen të lirë të shkojnë nga një cep i vendit në tjetrin. Pikërisht për këtë arsyje ka nevojë që ne të jemi në mediat kryesore të botës, për të ndryshuar këtë perceptim.

- Advertisement -

Liderët tanë të deritashëm s’kishin si ta bënin këtë. U pat munduar Atifete Jahjaga për ZDF-në gjermane dhe që bërë prralla e Zotit. Të tjerët as nuk ia mësyenin pasi s’dinin anglisht dhe mediat e mëdha nuk intervistojnë me përkthyes nëse nuk është ndonjë gjendje e jashtëzakonshme. Ata edhe kush është Serbia u mundonin t’ia tregonin botës përmes televizioneve tona. Në verzionin më të mirë arrinin të dilnin tek Zeri i Amerikës. Kaq e kishin kaqikun.

Por, me dyshen Kurti&Osmani po ndryshohet kjo. Pardje Kryeministri në CNN, dje presidentja në mediat zvicrane u glorifikua. Kjo është rruga e vetme që vendi ynë të protretizohet nga një arenë lufte në një vend normal dhe të dashur për njerëzit. Është rruga e vetme gjithashtu që ndokush të vije dhe të investojë këtu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit